• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

8 mite rreth diabetit që s’duhet t’i besoni më

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
8 mite rreth diabetit që s’duhet t’i besoni më
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


14 nëntori njihet botërisht si dita ndërkombëtare e diabetit. Kjo sëmundje kaq e përhapur është një çrregullim kronik ku pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë dhe si rrjedhojë shkakton probleme të tjera serioze me shëndetin, nëse nuk mbahet nën kontroll.

Dieta për të mbajtur nën kontroll diabetin e tipit 2 nuk ka përse të jetë rigoroze, strikte apo e mërzitshme. Nëse ju duket kështu, kjo tregon se u besoni miteve që ekzistojnë rreth tij. Të mësosh të vërtetën rreth ditës ideale të diabetit, është hapi i parë i planit më efektiv. Por jo çdo gjë që dëgjojmë të thuhet rreth saj, është e vërtetë. Ja cilat janë disa nga mitet, të cilat deri më sot i kemi besuar të gjithë.

1. Diabeti shkaktohet nga konsumimi i sheqerit

Sheqeri vetë nuk shkakton diabet në mënyrë direkte. Sigurisht që nëse e kaloni masën do të keni probleme me mbipeshën dhe obezitetin, që janë dy faktorë riskozë për diabetin e tipit 2. Ky është një mit shumë i përhapur dhe është e kuptueshme- sepse niveli i rritur i sheqerit në gjak luan rol thelbësor. Vetë sheqeri, nuk është shkaktar i sëmundjes.

2. Dieta e duhur e diabetikëve është shumë e limituar.

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Ju mund të konsumoni gjithçka, e vetmja gjë për të cilën duhet të jeni të vëmendshëm, është sasia që do të merrni. Të keni diabetin e tipit 2, nuk do të thotë të hiqni dorë nga ushqimet që doni. Thjesht duhet t’i merrni ato në masën e duhur dhe t’i kombinoni në mënyrë të shëndetshme.

3. S’do të mund të ha kurrë ëmbëlsira.

Sigurisht që mundeni. Në momentin që ju do të familjarizoheni me dietën tuaj, për të mbajtur nën kontroll diabetin, do ta shihni që një ëmbëlsirë më shumë nuk do të përbëjë asnjë lloj rreziku për shëndetin tuaj. Mjekët rekomandojnë ngrënien e porcioneve të vogla ose ngrënien e ëmbëlsirave në raste speciale.

4. Mund të ha vetëm ushqime për diabetikët

Nuk ka asnjë ushqim special për diabetikët, mos ia thoni më vetes këtë. Dieta ideale e diabetit është gjithashtu dieta më e shëndetshme për të gjithë, që përfshin proteinat, frutat dhe perimet. Ndryshimi i vetëm është masa!

5. Nëse tregoheni strikt me dietën, diabeti do të zhduket.

Një dietë e shëndetshme ushqimore nuk e shëron diabetin, thjesht e mban atë nën kontroll. Nëse ju keni diabetin e tipit 2, insulina që prodhon trupi juaj, nuk funksionon siç duhet për të zhvendosur glukozën që merrni nga ushqimet në qelizat tuaja, ku do të përdoret për energji. Kjo shkakton rritjen e sheqerit në gjak dhe një dietë e shëndetshme nuk mundet ta shërojë përfundimisht atë, por e sigurt është që do të mund ta mbani nën kontroll dhe do të shmangni përfundimisht komplikimet.

6. Frutat janë të shëndetshme, mund të konsumojë sa të dua.

Frutat përmbajnë karbohidrate, kështu që ju duhet t’i llogarisni ato me kujdes. Frutat janë burim i mirë vitaminash, mineralesh dhe fibrash, element të cilët duhet patjetër të jenë në dietën tuaj. Por nese do t’i konsumoni pa kriter, rreziku që situata t’ju dalë jashtë kontrollit, është më i madh.

7. Përderisa mbaj ilaçe, pse duhet të mbaj dietë?

Këtu gabojnë të gjithë. Mendimi se ilaçi është gjithçka duhet për të mbajtur diabetin nën kontroll bën që shumë njerëz të abuzojnë me dietën ushqimore dhe dihet në fund rezultati. Për të shmangur çdo lloj komplikimi duhet patjetër që në stilin tuaj të jetesës të jetë një ushqim i shëndetshëm dhe aktivitet fizik i vazhdueshëm. Nëse nuk i bëni këto, sheqeri në gjak do të vazhdojë të rritet, pavarësisht dozës së ilaçeve që merrni zakonisht.

8. Obeziteti shkakton gjithnjë diabet

Obeziteti rrit shanset për diabet, por jo domosdoshmërisht të çon drejt kësaj sëmundjeje. anabel

Pas

Masa të reja anti-CO*ID? Anëtarja e Komitetit të Ekspertëve tregon se çfarë do të ndodhë

Para

“Isha 17 vjeç kur i dhashë dorën për herë të parë Berishës”- Basha: Besa jonë nuk ka qenë që të mbronim njëri-tjetrin kur…

Para
“Isha 17 vjeç kur i dhashë dorën për herë të parë Berishës”- Basha: Besa jonë nuk ka qenë që të mbronim njëri-tjetrin kur…

“Isha 17 vjeç kur i dhashë dorën për herë të parë Berishës”- Basha: Besa jonë nuk ka qenë që të mbronim njëri-tjetrin kur...

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar