• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“Të rrimë në shtëpi me pallto dhe dorashka?!” Kriza energjitike në vend, reagon Artan Fuga

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Të rrimë në shtëpi me pallto dhe dorashka?!” Kriza energjitike në vend, reagon Artan Fuga
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas shpalljes së krizës energjitike në vend që u bë sot nga kryeministri Edi Rama në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, ka ardhur dhe reagimi i akademikut Artan Fuga.

Ky i fundit thekson i shqetësuar se as qeveria e as opozita nuk kanë parashtruar një plan konkret në lidhje me këtë gjë.

Sipas Fugës, interesat klienteliste kanë dëmtuar shumë qytetarët të cilët i kanë marrë nga vendbanimet e tyre nëpër fshatra dhe i kanë sjellë në pallate të ndërtuara për t’u shërbyer qendrave tregtare.

REAGIMI I PLOTE:

Nuk është fatkeqësi natyrore ngritja e çmimit të gazit, energjisë elektrike dhe e naftës. Nuk është fare si tërmeti, si pandemia. Mos ngatërrojmë dukuritë ekonomike me ato natyrore.

Nuk shpjegohet problemi shqiptar me dukuri globale. Cfarë lidhje ka përshembull Rroskoveci me Londrën, Tokion a Milanon?

Struktura jonë e prodhimit është krejt tjetër. Ne prodhojmë domate, presh. Ata prodhojnë makina.
Por, kur prej dekadash ngremë problemin ore ne bijtë e Konti Kacikut jemi që ngrohemi me korrent, askush nuk ta vë veshin! Fut ndërto pa fund kate, merre popullsinë që dikur ngrohej hohoho me dru, në qytete si klientelë për qendrat e mëdha tregtare, dhe tani bërtasim: Fatkeqësiiiiiiiii natyroreeeeeee globaleeeeee, po vjeeeeeeen!

Cfarë do bëjmë tani? Hë! Të rrimë në shtëpi me pallto dhe dorashka! Apo do të vijnë orët e zgjatura pa drita e korrent e të kthehemi te qiriri! Po ashensorët t’i punojmë me ujë?

Për të qarë dhe qeshur!

Kur u rrit çmimi i energjisë, a eksportojmë energji elektrike ne apo rrimë kot? Dhjetfish t’a shesim!
Këto na tregoni se për të bërtitur : erdhiiiii kriza ! nuk është ndonjë zor!

Shpjegojmë Shqipërinë dje ekonominë e saj me bursat globale

Opozita është mbyllur krejtësisht në një mendim ekonomik formalist, jo ul taksën, jo buxheti, jo ndihma! Do ta kuptojnë ndonjëherë se me mekanizma monetaristë ne nuk dalim kurrë nga qorrsokaku ku kemi hyrë.

Duhen reforma strukturore të ekonomisë dhe prodhimit. Ndryshe, kot, i kërkojmë qeverisë të kullandriset me ca burime financiare që i jep këtu dhe i heq aty.

Mjerim i madh!

Mirë qeveria që është ulur mbi një model ekonomik që e zhyt popullsinë në krizë dhe varfëri, po opozita çfarë ka që nuk ka program ekonomik për të nxjerrë Shqipërinë nga kolapsi por na propozon vetëm politikën e arnimeve financiare!

Pas

Del bilanci i pandemisë në Shqipëri: Mbi 400 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orë

Para

“Nuk ja shtrënguam dorën njëri-tjetrit” Albin Kurti pret në zyrë policin që e arrestoi para 16 viteve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar