Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Procesi i Berlinit jetik” Dita e Bashkimit të Gjermanisë, Meta mesazh presidentit Steinmeier

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Procesi i Berlinit jetik” Dita e Bashkimit të Gjermanisë, Meta mesazh presidentit Steinmeier
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, presidenti Ilir Meta ka uruar homologun e tij Frank-Walter Steinmeier.

Kreu i Shtetit shprehet se Shqipëria mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e sinqertë dhe avokatinë e drejtpërdrejtë të Gjermanisë, si për vazhdimësinë gjeo-strategjike të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për kapërcimin e vështirësive në procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Zoti President, edhe për mbështetjen që vendi Juaj, përmes Procesit të rëndësishëm të Berlinit, hapi një perspektivë të qartë politike dhe ekonomike integruese në Bashkimin Europian për të gjitha vendet e rajonit tonë dhe t’Ju siguroj se ky proces jetik për të gjithë ne, mbetet rruga më e qartë e më e sigurt për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në familjen dhe vlerat europiane”, shkruan Meta në mesazhin e tij.

Reagimi i plotë:

Me rastin e Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, kam kënaqësinë e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, të përcjell urimet e mia më të ngrohta e të sinqerta për Ju dhe popullin mik gjerman.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në këtë ditë të veçantë dhe të rëndësishme për vendin dhe popullin Tuaj, me shumë gëzim dëshiroj të vlerësoj miqësinë e thellë e të sinqertë si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston ndërmjet dy vendeve e dy popujve tanë.

Vendi im mbetet thellësisht mirënjohës për mbështetjen e sinqertë dhe avokatinë e drejtpërdrejtë të Gjermanisë, si për vazhdimësinë gjeo-strategjike të procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për kapërcimin e vështirësive në procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Dëshiroj t’ju falënderoj, Zoti President, edhe për mbështetjen që vendi Juaj, përmes Procesit të rëndësishëm të Berlinit, hapi një perspektivë të qartë politike dhe ekonomike integruese në Bashkimin Europian për të gjitha vendet e rajonit tonë dhe t’Ju siguroj se ky proces jetik për të gjithë ne, mbetet rruga më e qartë e më e sigurt për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në familjen dhe vlerat europiane.

Nënvizoj, në këto çaste të rëndësishme për të gjithë rajonin tonë, se do të vazhdojmë bashkëpunimin e shkëlqyer mes vendeve tona, si dy vende anëtare të NATO-s, për çështjet e sigurisë rajonale, në dobi një rajoni të paqtë, të begatë dhe të integruar në Bashkimin Europian.

Së bashku me urimet më të mira për Ju, si dhe për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Gjermanisë, ju lutem, pranoni zoti President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Pas

“Po vjen kriza më e madhe energjitike” Si rrallëherë më parë, Rama del në konferencë të jashtëzakonshme

Para

“Shqipëria nuk i shmanget dot kësaj furtune globale” Rama flet për rritjen e çmimit të energjisë

Para
“Shqipëria nuk i shmanget dot kësaj furtune globale” Rama flet për rritjen e çmimit të energjisë

“Shqipëria nuk i shmanget dot kësaj furtune globale” Rama flet për rritjen e çmimit të energjisë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora