• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Po çmend rrjetin ! Çfarë është Squid Game? Loja e rrezikshme tërheq personat e zhytur në borxhe

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Po çmend rrjetin ! Çfarë është Squid Game? Loja e rrezikshme tërheq personat e zhytur në borxhe
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Squid Game, seriali më i famshëm i momentit nga Netflix, pritet të kalojë shumë shpejt edhe popullaritetin e Bridegerton. Dramë, horror dhe thriller i dhunshëm mbijetese.. në parqe lojrash për fëmijë.

Seriali hapet me përshkrimin e një loje fëmijësh tepër të përhapur në Kore dhe vijon me pasqyrimin e jetesës së veshtirë financiare të disa individëve, të cilëve u ofrohet nga një i panjohur pjesëmarrja në një lojë ku mund të fitojnë një shumë marramendëse parash. Loja misterioze tërheq 456 persona, të cilët kanë një të përbashkët: borxhe dhe vështirësi ekonomike. Ata rrezikojnë jetët e tyre për të fituar çimin prej 38.7 milion dollarësh.

Por, çfarë e bën tërheqëse Squid Game?
456 lojtarët, dërgohen në mënyrë të pavetëdijshme në një ishull të shkretë dhe sendet personale u merren të gjitha. Ata zgjohen për ta parë veten në një sallë të madhe me shtretër, të veshur të gjithë në një uniformë, duke mbajtur secili një numër përkatës. Një grup njerëzish të maskuar nga koka tek këmbët, hyjnë në sallë për t’i njohur me rregullat e lojës, ku edhe u tregojnë se dinë çdo gjë për secilin prej tyre. Ata pranojnë të nisin fazën e parë të lojës, por pa ditur se do të luajnë lojëra të thjeshta fëmijësh në të cilat, gabimi më i vogel dhe eleminimi nënkuptojnë vdekje të menjëhershme. Ndërthurja e lojrave të pafajshme fëminore me dhunën dhe vrasjen e pamëshirshme, ka rrëmbyer vëmendjen e shikuesve dhe tërë rrjeteve sociale.

“Njërëzit tërhiqen nga ironia se të rriturit e pashpresë mund të rrezikojnë jetën e tyre për të fituar lojra fëmijësh”, tha një një intervistë krijuesi i serialit, Hwang Dong-hyuk.

Squid Game është krahasuar me filmin po Korean fitues të çmimit Oscar 2019, Parasite. Tematika e të dy veprave janë varfëria dhe pasuria esktreme e shtresave shoqërore dhe ndikimi i këtyre dy fenomeneve në jetën e tyre të përditshme. Pamundësia e përmbushjes së nevojave minimale të jetesës, i bën të varfërit lodra argëtimi të jetës së merzitshme të të pasurve. Seriali vë në pah se si paraja mund të blejë lehtësisht logjikën, dinjitetin, moralin dhe ndërgjegjen e njerëzve të dëshpëruar e në nevojë dhe në mënyrë brutale tregon se si mund të konsumojë të pushtetshmit deri në atë pikë sa asgjë nuk i argëton më, duke kërkuar kështu emocionet në vënien e basteve mbi jetën e njerëzve./ dosja



Pas

Zbardhet atentati në Athinë/ Shqiptari nuk ka vdekur, është gjendje të rëndë

Para

Sa shpesh duhet t’i lani peshqirët?

Para
Sa shpesh duhet t’i lani peshqirët?

Sa shpesh duhet t'i lani peshqirët?

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

nga Fast News
09:30 | 17/12/2025
0

Kushner tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve

Kushner tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve

nga Fast News
09:00 | 17/12/2025
0

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

nga Fast News
08:30 | 17/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
08:00 | 17/12/2025
0

Recent News

Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

09:30 | 17/12/2025
Kushner tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve

Kushner tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve

09:00 | 17/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar