• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Pas divorcit disa prindër braktisin fëmijët” Sociologu dhe avokati i njohur ngrenë alarmin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Pas divorcit disa prindër braktisin fëmijët” Sociologu dhe avokati i njohur ngrenë alarmin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekzekutimi i oficerit të krimeve në Lezhë Saimir Hoxha, nga 21-vjeçari Aldi Rama tronditi opinionin publik, kjo jo vetëm për shkak të vrasjes, por edhe për faktin që kryhej nga një i ri me jetë mjaft të trazuar.

Kjo ishte dhe tema e diskutimit sot në emisionin “Sot live në Shqipëri”.





Sociologu i njohur Gëzim Tushe tha se familja shqiptare ka dalë nga binarët dhe se alarmante është rritja e krimit rinor, të rinj që nuk hezitojnë t’i futen kësaj ‘bote’ të errët. Sipas sociologut, prindërit kanë hequr dorë nga prindërimi, duke u bërë më egoistë, e duke i dhënë shoqërisë në këtë mënyrë individë që duket se po e shkatërrojnë atë.

“Për fat të keq, tipologjia e krimit rinor në shoqërinë shqiptare ka marrë përmasa alarmante. Krimi në familje është kryer në familje dhe pjesën më të madhe të krimeve në shoqëri i kryejnë të rinjtë. Në shoqërinë shqiptare ne shpesh ngulim këmbë te ajo që duhej të bënte policia apo drejtësia, që në rasti ne Aldi Ramës është fajtore. Nëse bashkohen dy elementë, mungesa e edukimit në familje me qëndrimet tolerante zbutëse të dënimit do të thotë që kemi të nxjerrë dhëmbët.

Por ne i kërkojmë policisë më shumë seç duhet, nuk mund të kryej rolin e babait. Familja ka dalë nga binarët, ka hequr dorë nga prindërimi, prindërit janë bërë egoistë, janë dhënë pas halleve personale. Asnjë fëmijë nuk lind kriminel, bëhet për shkak të këtyre faktorëve, të edukimit në familje. Nëse fëmija rritet në një familje që gëlon nga dhuna, ai nuk mund të bëhet qytetar i mirë. Ne mëkatin më shumë se te fëmija duhet ta kërkojmë te vetja. Nuk është rastësore që një fëmijë kthehet te krimi.

Plaga e shoqërisë shqiptare është te institucionet e disiplinës dhe autoritetit. Ne duhej të kishim një ministri të familjes, problemet e krimit ne na gëlojnë në familje dhe duhet të ndërmerren veprime për të shëndoshur familjet. Tre janë problemet që duhen diskutuar: Përmasat e larta të divorcit në shoqëri, prishja e martesës është edhe prishje e prindërimit. E dyta në shoqërinë shqiptare po kultivohet model i forcës. Së treti ne konfliktet kudo i zgjidhim me konfliktualitet, na mungojnë elementët e tolerancës”, tha ai.

Avokati Alban Duraj vuri theksin te numri në rritje i divorceve, ku tha se këtë vit janë trefishuar në raport me vitin e kaluar. Sipas tij, në disa raste, pas divorcit, prindërit nuk interesohen më për fëmijët, as nga ana emocionale dhe duke mos iu përgjigjur as financiarisht.

“Divorcet këtë vit janë trefishuar në raport me vitin e kaluar, numri i divorceve është në rritje, kjo duke filluar për shkak të faktorëve ekonomikë, socialë e me radhë. Ka shumë prindër që pa divorcit nuk interesohen më për marrëdhënien sentimentale që duhet të kenë me fëmijën e tyre. Më të interesuar janë nënat, ka raste kur baballarët nuk interesohen më fare, nuk i takojnë më fare. Shteti duhet të marrë në dorë kolapsin e dosjeve të divorcit që ka çështje që ka vite që nuk janë zgjidhur.  Fëmijët në këtë mënyrë janë në një banesë me prindërit që konfliktohen. Këto janë burim konflikti dhe dhune në familje”, theksoi ai.

Pas

“Vajzat më bëjnë magji” Nënë e bijë përballen ‘live’ në emision, si nisi konflikti pas vdekjes së djalit 24-vjeç

Para

“Më kanë kërcënuar” Sazan Guri flet pas kallëzimit që bëri në komisariat, policia shoqëron autorët

Para
“Më kanë kërcënuar” Sazan Guri flet pas kallëzimit që bëri në komisariat, policia shoqëron autorët

“Më kanë kërcënuar” Sazan Guri flet pas kallëzimit që bëri në komisariat, policia shoqëron autorët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

nga Fast News
11:03 | 24/08/2025
0

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

Doni të avansoheni? Mos i ndërroni shpesh punët

nga Fast News
11:01 | 24/08/2025
0

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Recent News

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

11:14 | 24/08/2025
E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

E tallnin për modelin e flokëve, “Ibiza Final Boss” firmos marrëveshje me gjigantin britanik të modës

11:03 | 24/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar