Shkrimtari i njohur Visar Zhiti ka folur së fundmi në lidhje me faktin se si e sheh ai ndryshimin e Shqipërisë në 30 vitet e fundit.
Ai tha se është optimist dhe se të rinjtë do ta transformojnë vendin tonë.
Pjesë nga intervista në Top Talk
Dyrnjaja: Çfarë do bëjë ndryshe po të ishte ti kryeministri?
Zhiti: Shqipëria s’është pronë e askujt dhe është e të gjithëve. Ajo që ndiej unë, është se na mundoi mungesa e drejtësisë, ne erdhëm nga një sistem që s’kishte ministri drejtësie dhe hoqi avokatin. Dhe me pronën u sollëm keq, nuk ditëm ta çojmë kujt i takon.
Dyrnjaja: Çfarë mund të jetë Shqipëria pas 20-30 vitesh?
Zhiti: Më e mirë se sot, jam optimist. Unë besoj shumë te të rinjtë. Kjo është shpresë.