• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nga dita e sotme, SHBA heq vizat për këtë shtet të Ballkanit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Nga dita e sotme, SHBA heq vizat për këtë shtet të Ballkanit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nga 23 tetori, qytetarët kroatë mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza, njoftoi Ambasada amerikane në Zagreb.

“Erdhi edhe kjo ditë. Urime Kroaci për anëtarësimin zyrtar në Programin e Heqjes së Vizave”, tha Ambasada e SHBA-së në Kroaci në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Ky vendim i Sistemi Elektronik për Autorizim të Udhëtimeve (ESTA) vlen për qytetarët kroatë që duan ta vizitojnë SHBA-në për turizëm ose biznes dhe mund të qëndrojnë atje jo më shumë se 90 ditë.

Anëtarësimi i Kroacisë në të ashtuquajturin Program për Heqjen e Vizave (VëP) është një hap i rëndësishëm për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e sigurisë midis dy shteteve, tha Ambasada amerikane në Zagreb.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që qytetarët kroatë tani e gëzojnë mundësinë e udhëtimit në SHBA pa viza. Ky ka qenë një proces i gjatë, por i rëndësishëm dhe ne mirëpresim përpjekjet e Qeverisë kroate për të përmbushur kriteret e ashpra të programit tonë”, tha Mark Fleming, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Zagreb.

Programi për Heqjen e vizave është një partneritet gjithëpërfshirës i sigurisë midis SHBA-së dhe shteteve pjesëmarrëse, që lejon udhëtimin në SHBA për qëllime turizmi apo biznesi deri në 90 ditë, duke mbrojtur sigurinë kombëtare amerikane.

Që një shtet të bëhet pjesë e këtij programi, i njëjti duhet të përmbushë kritere në fushën e kundërterrorizmit, atë të zbatimit të ligjit, të migracionit, sigurisë së dokumenteve dhe menaxhimit të kufijve, thuhet në deklaratë.

Ambasada po ashtu tha se kërkesë për t’u bërë pjesë e këtij programi është që aplikimet e refuzuara për viza duhet të jetë nën 3 për qind. Këtë kriter Kroacia e ka përmbushur së fundmi.

Autorizimet për udhëtime që qytetarët marrin nga ESTA zakonisht vlejnë për dy vjet. Udhëtarët me vizat e lëshuara B1/B2 tashmë mund t’i përdorin ato për të udhëtuar në SHBA. Në përgjithësi, janë vetëm tri anëtare të Bashkimit Evropian – Rumania, Bullgaria dhe Qiproja – që SHBA-ja ende nuk ua ka hequr vizat./ REL/

Pas

Vështirësi në sigurimin e lëndës drusore, kuksianët: I marrim drutë me thasë si hajdutë

Para

‘Më mirë në burg, se në shtëpi me gruan’/ Shqiptari dorëzohet në polici

Para
‘Më mirë në burg, se në shtëpi me gruan’/ Shqiptari dorëzohet në polici

‘Më mirë në burg, se në shtëpi me gruan’/ Shqiptari dorëzohet në polici

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar