• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Mblidhet sot Kuvendi, ja çfarë pritet të ndodhë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Mblidhet sot Kuvendi, ja çfarë pritet të ndodhë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet ditën e sotme, ku do të diskutohen një sërë çështjesh. Në rendin e ditës, është parashikuar interpelancë me zv. kryeministrin Arben Ahmetaj, e kërkuar nga deputeti i PD, Fredinand Xhaferraj.

Po ashtu, pritet të hidhet për votim edhe projektligji për eurobondin që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë.

Gjithashtu, në rend dite është parashikuar projektligji për miratimin e buxhetit faktit të vitit 2020 dhe projektvendimi për ngritjen e komisionit hetimor të kuvendit për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier”. Koha e mbetur më pas do të jetë në dispozicion për diskutime jashtë rendit të ditës.

Rendi i ditës i plotë:

Në mbështetje të Urdhrit nr. 18, datë 26.10.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:



1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 25.10.2021 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave kërkuar nga deputeti Ferdinand Xhaferraj. (Neni 80 Kushtetutë, neni 96 Rregullore)

4. Projektligj “Për eurobondin, që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen nga ministri i Financave dhe Ekonomisë”. (Nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a. (OSHEE), dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e OSHEE-së për reagimin ndaj krizës së pandemisë Covid19”. (Neni 121, 122 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Dhënie mendimin komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut 2 Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

6. Projektligj “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2020”. (Neni 164 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit

7. Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve administrative dhe procedurës së ndjekur nga ana e organeve ekzekutive në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane në Tiranë, Elbasan dhe Fier”. (Neni 77 i kushtetutës, neni 25 i Rregullores së Kuvendit, ligji nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, votim i hapur, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit

8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

Pas

Horoskopi për ditën e sotme, e enjte 28 tetor 2021

Para

Do të nisë puna shumë shpejt, Edi Rama publikon pamjet dhe njofton për projektin madhor 

Para
Do të nisë puna shumë shpejt, Edi Rama publikon pamjet dhe njofton për projektin madhor 

Do të nisë puna shumë shpejt, Edi Rama publikon pamjet dhe njofton për projektin madhor 

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

nga Fast News
18:52 | 17/12/2025
0

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

nga Fast News
15:30 | 17/12/2025
0

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

nga Fast News
15:02 | 17/12/2025
0

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

nga Fast News
10:00 | 17/12/2025
0

Recent News

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

18:52 | 17/12/2025
Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

15:30 | 17/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar