Replikës me liderin e opozitës Lulzim Basha në seancë plenare, iu bashkua dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj.
Ky i fundit kërkoi që kreu i Partisë Demokratike të ruajë etikën.
“Në diskutim me mua ruaj etikën unë e ruaj për këto që flisni. Unë flas me kolegët, ti vijo punën tënde. Të lutem herë tjetër, e ke vënë re besoj që unë s’e humbas etikën edhe kur ju provokoni, jo tigri, jo luani, jo elefanti, nga këto histori që nuk të shkojnë. Po të lexoj cfarë thotë raporti i FMN. FMN thotë ekonomia shqiptare ka treguar një qëndrueshmëri pas tërmetit dhe pandemisë.
Pas 2020 aktivitetet ekonomike po rriten fuqishëm, politikat luajtën rol kyc për rimëkëmbjen e vendit. Sa i përket borxhit, se aty s’ke njerëz e vratë atë që merrte vesh, mbajtët këta që lironte kriminelë kur kanë qenë ministra të drejtësisë dhe që kanë firmos Gërdecin, dhe pjesa tjetër sot për shkak të besueshmërisë së qeverisë është bërë i mundur zgjerimi dhe furnizimi me financim i politikave të miratuara nga qytetarët.
Dhe nuk i referoni që tani ky vit është me rritjen më të madhe në rajon. FMN thotë ruajtëm jetë. Falë Zotit dhe punës së mjekëve e politikave. Pjesa tjetër e kam relacionin tuaj kur keni rrëzuar të njëjtën politikë. Mos e harroni e latë biznesin e vogël me 10% taksë, sot është zero. 15 mijë familje të ndihmës ekonomike do marrin dyfish e trefish të ndihmës, Fëmijët marrin libra falas. Mos dëgjo njerëz që nxorën kriminelë nga burgu për zgjedhjet e 2009’ u shpreh Ahmetaj.