Gazetari Klodian Tomorri është shprehur së fundmi se Shqipëria është kthyer në koshin e plehrave të botës.
I revoltuar me kryeministrin Edi Rama, ai ka thënë se qeveria jonë është e vetmja në botë e cila mund të bëjë marrëveshje emigrantësh fshehurazi.
Tomorri shton se nëse “shpërthen m*ti në ndonjë vend të botës, zgjidhja është Shqipëria, ku mund të shkarkohen problemet”.
Reagimi i gazetarit vjen pas shkrimit në tabloidin “Thë Sun” ku paralajmërohej një marrëveshje e mundshme mes autoriteteve britanike dhe Tiranës zyrtare, sipas të cilës emigrantët e paligjshëm që do të kapeshin në Britani, do të strehoheshin në një kamp në Shqipëri, derisa të shqyrtoheshin kërkesat e tyre për azil
MESAZHI I PLOTE:
Imazhi i Shqipërisë ne arenën ndërkombëtare është përmirësuar aq shumë sa që zyrtarisht tani ne jemi landfilli i botës. Psh; shpërthen m*ti në ndonjë vend të botës, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar.
Zgjidhja është Shqipëria.
Kjo marrëveshja e emigranteve që po zbulojnë mediat britanike qenka perlë fare.
Dmth do kapen sirianë, afrikanë apo afganistanas që tentojnë të hyjnë me varka në Angli dhe do sillen në Shqipëri.
Se çfarë pune ka dhe se ku hyn Shqipëria në këtë mes, hajde gjeje. Qeveria jonë është e vetmja në botë që bën marrëveshje emigrantësh fshehurazi.
Kjo është shumë e rrezikshme se këta kështu mund të bëjnë çdo gjë.
Marrëveshje emigrantësh, marrëveshje mbetjesh, marrëveshje armësh, marrëveshje bërthamore, marrëveshje shitje tokash.
Daleni njëherë, si u bëkan këto kështu.