• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

“Fantashkencë” Satelitë shqiptarë në orbitë? Astrofizikantja befasohet nga planet e Ramës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Fantashkencë” Satelitë shqiptarë në orbitë? Astrofizikantja befasohet nga planet e Ramës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Planin e kryeministrit Edi Rama për të hedhur në orbitë dy satelitë, astrofizikantia Mimoza Hafizi e ka cilësuar si fantashkencë dhe absurd.

Pedagoge pranë Departamentit të Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës që prej vitit 1995 me titullin profesor, ajo shprehet se Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet njerëzor për ti administruar pajisjet në fjalë.

“Nëse ne duam te investojmë me hov pa patur njerëzit, mua me duket fantashkencë”, tha Hafizi për News24.

Por edhe nëse plani i kryeministrit behet realitet, blerja e sateliteve kushton në bazë të peshës së tyre dhe largësisë që do të mbajnë nga toka. Satelitet lëshohen nga kompani të specializuara që përdorin raketa të fuqishme e te kushtueshme që i dërgojnë satelitet ne orbite.

Vetëm pak sekonda i takon Shqipërisë sonë të vogël të monitorohet nga satelitët. Astrofizikania jep kohën ekzakte në të cilën sateliti sipas llogaritjeve te saj qëndron mbi Shqipëri gjatë rrotullimit të tokës. Ajo thotë se funksioni i satelitit nuk do këtë ndonjë dobi krahasuar me këtë kohë dhe kostot.

Nëse Rama i dërgon satelitet statikë ne orbitë, Hafizi e cilëson këtë një ëndërr të bukur e ekstremisht të shtrenjtë. Por a mund te behet Shqipëria vendi lider në rajon me dy satelite ne hapësirë? Pyetjes se perse shtetet e tjera nuk disponojnë satelite i përgjigjet; “Po se janë të mençur. Nëse ne duam që harxhojmë gjithë buxhetin”.

Kryeministri Edi Rama, teksa fliste dje në foltoren e Kuvendit për menaxhimin e krizës energjetike u ndal te mbrojtja e territorit. Në këtë drejtim ai paralajmëroi se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, duke nisur nga viti i ardhshëm, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”. Sot gjatë një deklarate për medie ka thënë se këto Satelitë do t’i kemi shumë shpejtë duke treguar dhe se për çfarë do të shërbejnë.

“Kini durim, qeshni se e qeshura ju bën mirë, Shqipëria do të ketë satelitë dhe do i ketë shpejt për të forcuar të gjithë territorin në kontrolle, sdo ketë vetëm satelitë por edhe dronë inteligjentë për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit. Këto mjete garantojnë një monitorim të territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë te ndërtimet që ky territori te monitorimi lidhur me informacionin që u duhet strukturave të shtetit. Të çuarit deri në fund të përpjekjeve për të izoluar tërësisht trafikun e lëndëve narkotike…. Për shumëçka dhe natyrisht edhe për të luftuar krimin e organizuar duke pasur kapacitete monitoruese të paimagjinueshme. Vende tjera të zhvilluara e bëjnë këtë gjë dhe e mira e kësaj kohe është se nuk ka nevojë të jesh një vend super i zhvilluar për t’i vënë vetes në dispozicion mjete të kësaj natyre. Do i kemi shpejt satelitët”, -tha Rama.

Pas

Sot për ditën e lindjes/ Berisha zbret në Korçë, kush janë deputetët që marrin pjesë në takim

Para

“Ditëlindja më e bukur e jetës sime” Emocionohet Berisha, ja surpriza që i bënë qytetarët në Korçë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar