Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë do të luhet ndeshja Shqipëri- Poloni.
Sfida që mbahet në orën 20:45 konsiderohet shumë e rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve në kampionatin botëror “Katar 2022”.
Por një incident ka ndodhur para sfidës së madhe.
‘Ultrasit’ nga Prishtina janë përplasur me tifozët polakë, përpara Pallatit të Kongresit. E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e Policisë e cila ka ndaluar këtë situatë që mund të agravonte më tepër.
— News video (@Newsvideo13) October 12, 2021