• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

E akuzuan se babai ka të shkuar kriminale, reagon deputetja Elda Hoti

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
E akuzuan se babai ka të shkuar kriminale, reagon deputetja Elda Hoti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Deputetja demokrate Elda Hoti ka reaguar pas ankesës që u depozitua në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në të cilin thuhet se ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj. Deputetja e cilëson shpifje duke mohuar që të ketë ndryshuar gjeneralitetet.

“Nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur” shkruan ajo. Letrën kundër asaj, Hoti e cilëson si sulm, mirëpo thekson se nuk do të dorëzohet në misionin e saj për pastrimin e politikës nga njerëz të tillë.

Postimi i plotë i Elda Hotit

Janë “munduar” shumë të më sulmojnë, që më hyrjen time në politikë.

Jam munduar të qëndroj e ftohtë dhe mos t’ju përgjigjem sulmeve politike, që më janë bërë.

Kam vendosur të jap kontributin tim në politikë, për zonën që unë përfaqësoj, pa kërkuar vende fituese, siç kanë qënë bërë shumica e këtyre, që sot janë të “pakënaqur”.

Madje duke marrë sulme, nga më të ndryshmet nga to.

Thjeshtë se kishin frikën e mbështetjes së madhe, që do të më jepnin njërëzit.

Nëse do isha kaq pa moral, nuk do dilja deputetja, që donin në kuvend me votë preferenciale, qytetarët e qarkut Lezhë.

Edhe pse e isha e fundit në listë.

Them qytetarët dhe nuk them vetëm demokratët, se unë u votova edhe nga socialistë, edhe nga qytetarë pa bindje politikë. Nuk bëra luftë për vota brenda PD-së. As nuk vodha vota, siç më bën mua.

Mund ta marr me mend arsyen  e këtyre sulmeve.

I përshendes dhe ju them e keni të kotë, nuk e njollosni dot figurën time.

Zotit Llesh, që këto e paskën gjet, për ta nxjerrë firmëtar, i them ta kanë dhënë informacionin gabim.

Unë nuk kam ndryshuar kurrë gjeneralitete, as nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur.

Kam respektuar me përpikmëri ligjin për dekriminalizimin dhe jam në politikë, për të mbështetur dekriminalizimin e mëtëjshëm të politikës.

Zoti Llesh dhe ato që fshihen pas tij, nuk janë votuesit e mi. Janë pikërisht ato që i janë trembur emrit tim, ne familjen e PD-së dhe në politikë.

Nuk kam pranuar në asnjë moment të jetës time, as të korruptohem, as nuk kam marrë ndonjë tender. As nuk kam qenë ndonjëherë në pushtet që të abuzoj.

Kam hyrë në politikë jo për të pasuruar veten, as familjaret e mi, as për te punësuar të afërmit e mi, ashtu siç kanë bërë këta që fshihen pas Zotit Llesh!

Kërkova me ngulm që votat e mija, të shkonin vetëm për Partinë Demokratike.

Unë vij nga familje e të përndjekurish politik. Sot, nuk do të lejoi askënd të mundohet të më bëj të ndihem e “persekutuar”.

Nuk kam bërë ndonjë krim, që të më bëhët gjyq publik, as politik.

Babai im, ka patur një jetë plot sfida dhe kurrë nuk u dorëzua. Unë jam bija e tij, që kurrë nuk do dorëzohem ndaj askujt dhe gjithë jetën time do mundohem ta bëj krenar, ashtu siç jam unë për të.

Unë jam Elda Hoti!

Krenare, për emrin dhe mbiemrin tim.

Krenare për familjen time dhe prejardhjen time.

Ato që janë frikësuar nga emri dhe mbiemri im, ju them vazhdoni. Politika, duhet të pastrohet nga njërëz si ju, që i keni kthyer partitë dhe pozicionet në parti, si pronë private.  Që sulmoni çdo të ri, që vendos të japë kontribut në politikë.

Po unë do vazhdoj të jap kontributin tim, që politika të pastrohet nga “mola” si ju.

Të pastrohet nga komunistët. Dhe ua siguroj që firmëtarët e kësaj deklaratë, kanë lidhje të ngushtë me komunistët.

Po fati juaj i keq, që unë jam lindur dhe rritur në Milot. Era e fortë e Milotit, e ka brumosur shumë karakterin tim, që të jetë i palëkundur dhe i pamposhtur, nga disa lepuj si ju, që po ma përmendni emrin çdo ditë. Fati juaj i keq, që jam edhe prej Hoti?

Vazhdoni ju them dhe mos u ndalni, se as unë nuk do ndalem në betëjen time, për ta pastruar politikën nga “specie” pa shtyllë kurrizore si ju✌?E treguat origjinën tuaj komuniste, e keni në gen. Prindërit tuaj kshu shkruanin letra anonime, për t’ju bërë keq Shqiptarëve të ndërshëm, që nuk ju nënshtruan atij sistemi.

Misioni im në politikë vazhdon✌?

E përulur para jush qytetarë të qarkut Lezhë, që më besuat, që të isha deputetja juaj me votë preferenciale.

Pas

Me siguri nuk e dinit/ Si qëndrojnë japonezët në formë pa shkuar asnjë ditë në palestër

Para

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e premte 22 tetor 2021

Para
Si do të jetë moti sot? Zbuloni parashikimin: Ja çfarë pritet të ndodhë gjatë ditës

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e premte 22 tetor 2021

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar