• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Banka Botërore parashikon se borxhi publik i vendit do të mbetet në 75% të PBB në periudhën afatmesme

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Banka Botërore parashikon se borxhi publik i vendit do të mbetet në 75% të PBB në periudhën afatmesme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Borxhi publik i vendit është rritur me shpejtësi në dy vitet pandemike, dhe tani kur vala e çmimeve po shënon shtrenjtim të fortë me pasoja jo qartësisht të parashikueshme, rritja e normave të interesit mund të ushtrojë presion për shtim të mëtejshëm të borxhit.

Banka Botërore në projeksionet e vjeshtës parashikon që borxhi publik në Shqipëri do të mbetet i lartë në periudhën afatmesme për të arritur në 74.9% në vitin 2023.

Zgjerimi i deficitit buxhetor me më shumë se 1 miliardë euro këtë vit pritet të çojë borxhin publik në 78.6% të PBB-së me 2021. Më tej është parashikuar rënie me 76.7 për qind në vitin 2022 dhe 74.9% në vitin 2023.

Parashikimet e Ministrisë së financave të azhurnuara në kuadrin makroekonomik janë që borxhi publik neto të jetë 72.8 për qind e PBB-së në fund të vitit 2023, ndërsa në programin e qeverisë për mandatin e tretë u tha se në fund të mandatit të tretë do të jetë 60%.

Stoku i borxhit publik u rrit me mbi 394 milionë euro në 6-mujorin e parë, në krahasim me fundin e vitit 2020. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave raportojnë se stoku i borxhit arriti në 1,273 miliardë lekë në fund të qershorit 2020, duke u rritur me 49 miliardë lekë, në krahasim me fundin e vitit 2020.



Rritja ka qenë më e madhe për borxhin e brendshëm, me rreth 40 miliardë lekë dhe rreth 9 miliardë lekë për borxhin e jashtëm.

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe krizës së pandemisë, qeveria shqiptare rriti borxhin publik në përqindje më shumë se vendet e tjera të rajonit. Vitin e kaluar borxhi u rrit rreth me 12 pikë për qind të PBB-së.

Në korrik të këtij viti, qeveria ndryshoi me akt normativ buxhetin 2021, duke zgjeruar sërish borxhin publik nëpërmjet rritjes së deficitit buxhetor në 120 miliardë lekë (rreth 1 miliard euro) nga 108 miliardë lekë që ishte në fillim të vitit, duke e çuar totalin e detyrimeve rreth 1,3 triliardë lekë (afërsisht 80% e PBB-së së parashikuar në buxhetin fillestar).

Ky ndryshim zuri në befasi institucionet financiare ndërkombëtare dhe ekspertët e fushës, të cilët nuk prisnin kthesën e papritur të qeverisë për të financuar me borxh disa projekte afatgjata, të tilla si ndërtimi i Unazës së Re, Teatrit Kombëtar dhe Tunelit të Llogorasë ende pa sheshuar efektet direkte të dy krizave të fundit. Për më tepër, zgjerimi i borxhit u bë me akt normativ, duke thyer edhe rregullin fiskal që është përcaktuar në ligjin organik të buxhetit, i cili nuk lejon masa fiskale që rrisin borxhin në përqindje të PBB-së, përveçse në raste të jashtëzakonshme./Monitor/

Burimi: Banka Botërore
Pas

“Ik se ta preva kokën”! Paloma rrëfen përplasjen me kryeministrin Rama para disa vitesh

Para

E habitshme/ Donte të shihte një ndeshje futbolli, presidenti brazilian ndalohet të hyjë në stadium

Para
E habitshme/ Donte të shihte një ndeshje futbolli, presidenti brazilian ndalohet të hyjë në stadium

E habitshme/ Donte të shihte një ndeshje futbolli, presidenti brazilian ndalohet të hyjë në stadium

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar