Pas fitores 3-4 të Dortmundit ndaj Leverkusen, Haaland i cili relizoi dy gola në këtë sfidë u sulmua nga tifozët e Leverkusen.
21-vjeçari nuk ndejti pa reaguar dhe në vend të kësaj u tall me mbështetësit vendas duke pretenduar se pinte nga një prej gotave me birrë që kishin rënë te këmbët e tij.
Haaland tashmë ka shënuar pesë gola dhe katër asistime në katër ndeshje deri më tani këtë sezon në Bundesliga.