• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

SPAK kërkoi të rikthehej në burg/ Gjykata e Lartë merr vendimin për mjekun Edvin Prifti

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
SPAK kërkoi të rikthehej në burg/ Gjykata e Lartë merr vendimin për mjekun Edvin Prifti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë ankimimin e SPAK për të rikthyer në burg mjekun Edvin Prifti.

Gjithashtu, nga ana tjetër nuk është pranuar dhe kërkesa e Priftit për shuarjen e akuzës dhe heqjen e masës detyrim paraqitje.

Seanca nisi ditën e sotme në orën 12:00 dhe kërkesa u shqyrtua nga trupa e përbërë nga Sandër Simoni, Klodian Kurushi dhe Albana Boksi.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) iu drejtua Gjykatës së Lartë pas ndryshimit të masës së sigurisë për shefin e Kardiologjisë Edvin Prifti, të cilin Apeli e la të lirë dhe ka kërkuar kthimin e tij në burg. Kardio-kirurgu Edvin Prifti u la i lirë nga qelia pak ditë pas arrestimit të tij të bujshëm. Ai është rikthyer edhe në detyrë si pedagog, ndërsa mjekësia do të duhet të presë pak për të. SPAK zgjati me gjashtë muaj hetimet për mjekun Prifti, pasi siç thuhej në njoftimin zyrtar, hetimet janë shtrirë edhe në drejtim të disa procedurave të prokurimit të realizuara nga QSUT.

Kardiokirurgu është nën hetim prej muajsh, për korrupsion e pastrim parash, pasi ra në ‘rrjetën’ e përgjimeve teksa prokuroria hetonte rastet e korrupsionit në gjykatën e Krujës, operacion gjatë të cilit u vu në pranga gjyqtarja Enkeleida Hoxha. Sekretarja e këtij institucioni fliste për ryshfet për operacionin e nënës së saj dhe për para që do t’i jepte Priftit. Për këtë arsye, mjeku u pezullua fillimisht nga detyra dhe më pas u vu në pranga. Gjetja e më shumë se gjysmë milioni euro në shtëpi e zyrë, kqyrja e telefonit dhe e lap-topit i bëri prokurorët e SPAK që të zgjeronin hetimet dhe të ngrinin dyshimet për përfshirjen e mjekut në të tjera veprimtari të dyshimta. Gjatë këtyre gjashtë muajve, pritet që SPAK të thërrasë shumë persona që të dëshmojnë, mes tyre mjekë që kanë pasur kontakte me Priftin dhe jo vetëm.

Pas

Situatë e pazakontë në Pogradec/ Klandestinët dalin nga furgoni dhe fshihen në qytet, policia vihet në ndjekje

Para

“Isha si thes ku mund të shfrynte nervat” Juristja shqiptare tregon si shpëtoi nga dhuna e partnerit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

nga Fast News
15:00 | 19/12/2025
0

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

nga Fast News
14:30 | 19/12/2025
0

Del ligji/ Qeveria do të shesë ndërtimet pa leje të konfiskuara, si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

Del ligji/ Qeveria do të shesë ndërtimet pa leje të konfiskuara, si do veprohet me pronarët e truallit dhe blerësit

nga Fast News
13:55 | 19/12/2025
0

15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech

15 vjet EasyPay, historia e një lokomotive në rrugën e re të FinTech

nga Fast News
13:52 | 19/12/2025
0

Recent News

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

Si t’i bëni email-et “interesante” për t’u hapur

15:00 | 19/12/2025
Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

Jo vetëm mjeshtër i ngjyrave, por edhe gjeni financiar, kush ishte piktori më i pasur në histori

14:30 | 19/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar