• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Rritet ndjeshëm konsumi i verës së importit, më pak prodhim vendi

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Rritet ndjeshëm konsumi i verës së importit, më pak prodhim vendi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Konsumi i verës është gjallëruar në 7 muajt e parë të këtij viti, i udhëhequr nga importi. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bënë të ditur se për periudhën janar-korrik 2021 u importuan 3.1 milionë litra verë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi ishte në mbyllje pothuajse totale për shkak të pandemisë, importet e këtij produkti janë rritur me gati 29%.

Vera e importit e ka kaluar dhe konsumin e nivelit të parakrizës, me importet që ishin 8% më të larta edhe në raport me 7-mujorin 2019.

Ndryshe nga importi, vera e prodhuar në vend vijon të jetë në vështirësi. Në krahasim me 7 mujorin e 2020-s, prodhimi rezulton i rritur me rreth 18%. Por, ai mbetet shumë poshtë niveleve të parakrizës. Prodhimi i verës ishte gati 32% më i ulët në 7 muajt e parë të këtij vit, në krahasim me janar-korrik të 2019-s.

Prodhuesit më të mëdhenj të verës kanë pohuar për Monitor se shitjet, industria “po e merr veten me vështirësi”, për shkak të tërmetit të 2019-s dhe pandemisë. “Ngjarja e tërmetit të 26 nëntorit 2019, ndikoi te shitjet për eventet dhe festat e fundvitit. Dëmet ekonomike që bizneset pësuan nga tërmeti nuk u përmendën asnjëherë, jo më të subvencionoheshin.

Më pas erdhi pandemia dhe agroturizmi ka qenë pothuajse më i godituri ekonomikisht. Shitjet në karantinë pësuan rënie drastike, për shkak të mbylljes së restoranteve. Pasi u rihapëm, paguam edhe kamatëvonesë shumë të lartë për detyrimet e vjetra. Asnjë kategori nuk përfitoi ndihmë ekonomike, si biznes. Në periudhën e karantinës, pavarësisht mbylljes së aktivitetit, u paguan të gjithë punonjësit, pasi për ne do të ishte më i vështirë dhe me kosto të lartë rikthimi i tyre.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Para pandemisë ishin të punësuar 35 punonjës, ndërsa aktualisht janë 20 të punësuar. Shitjet janë ulur me 60%, për shkak të rënies së frekuentimit në restorante. Në këtë periudhë pandemie, konsumatori është i prirë të kursejë, për shkak të reduktimit të të ardhurave dhe pasigurisë nga kriza”, pohon z. Flori Uka, enolog, njëkohësisht dhe administrator i fermës “Uka”.

Vitin e kaluar, mbyllja e hoteleve dhe restoranteve tkurri ndjeshëm shitjet e pijes së verës në strukturat e shërbimit, por rriti 50% konsumin e paketimeve 2 dhe 3 litra nga familjarët gjatë periudhës së izolimit, sipas drejtorit të përgjithshëm të kantinës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, z. Denis Zhilla. Tendenca vazhdon të jetë e pranishme edhe për 2021. “Në shërbimet HoReCa (Hotele-Restorante-Kafene) shitjet gjatë karantinës (muajt mars-maj) ranë 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Në anën tjetër, në këta muaj u rrit 50% konsumi për paketimet e verës 2 dhe 3 litra nga familjarët. Shitjet për kategorinë e familjarëve, si në vlerë dhe në litra u rritën 32% krahasuar me 2019. Rënien më të lartë, shitjet e patën në periudhën e turizmit. Për shkak të mungesës së turistëve të huaj ranë 80%. Pavarësisht situatës Së krijuar nga pandemia, viti 2020 u mbyll me bilanc pozitiv.

Totali i shitjeve të verës ishte 32% më shumë se në 2019. Situata aktuale paraqitet e përmirësuar. Individët, duke qenë të familjarizuar me qëndrimin në shtëpi, po konsumojnë më shumë verë në banesë sesa në restorante. Për 4-mujorin e parë të 2021, shitjet janë 26% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë”, thekson z. Zhilla./Monitor/

Pas

Helmohen qytetarët në kryeqytet, disa prej tyre në gjendje të rëndë

Para

Mbyllet në “Elbasan Arena”/ Broja heroi i takimit, hyn në librin “historik” ndaj Hungarisë

Para
Mbyllet në “Elbasan Arena”/ Broja heroi i takimit, hyn në librin “historik” ndaj Hungarisë

Mbyllet në "Elbasan Arena"/ Broja heroi i takimit, hyn në librin "historik" ndaj Hungarisë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

nga Fast News
09:30 | 16/01/2026
0

Toyota mbetet lider botëror për të gjashtin vit radhazi

Toyota mbetet lider botëror për të gjashtin vit radhazi

nga Fast News
09:00 | 16/01/2026
0

Një orë vrap shton 7 orë jetë, e thotë shkenca

Një orë vrap shton 7 orë jetë, e thotë shkenca

nga Fast News
08:00 | 16/01/2026
0

“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare. Ja kur bëhet aktive dhe mund të përfitojnë bizneset

“Paqja Fiskale” publikohet në Fletoren Zyrtare. Ja kur bëhet aktive dhe mund të përfitojnë bizneset

nga Fast News
20:23 | 15/01/2026
0

Recent News

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

09:30 | 16/01/2026
Toyota mbetet lider botëror për të gjashtin vit radhazi

Toyota mbetet lider botëror për të gjashtin vit radhazi

09:00 | 16/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar