Para demokratëve të Vlorës, ish-kryeministri Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë që të rikthehet kryetar i Partisë Demokratike.
Berisha thekson se kur u largua, nuk e kishte menduar rikthimin, por në rrethanat që ndodhet PD të zgjojnë dhe nga varri po të jesh, sipas ish-kryeministrit.
Ai sqaron se kur u largua në 2013 kishte qëllim që të merrte një vendim pa kthim.
”Nuk pyes për njeri thotë ai, ky është asgjësim. Por ne jemi këtu për t’i treguar vendin Ramës që do të zhdukë pluralizmin me pengmarrje.
Miqtë e mi, ju kam kërkuar ndjesë ju dhe ju garantoj se në qëllimin tim nuk ka patur asnjë lloj shkaku tjetër përvecc një vendimi tim të largimit pa kthim.
U largova dhe në ccdo dalje largimi është pa kthim. Nëse shikoja ose imagjinoja të kthehesha, do të mblidhesha me projekt. Kisha vendosur të mos kthesha kurrë, mirëpo rrethana të tilla të zgjojnë dhe nga varri për t’i dalë zot. Po, po, me shumë të drejtë secili mund të pyesë, doktori e ka për vete këtë? Jo, dhe do ja u argumento.
Më 19 maj, në mënyrën më absolutisht për mua, politike, hakmarrëse, unë shpallem non-grata për korrupsion domethënës. Një njeri që edhe kundërshtari im kur bënte fushatë thoshte ai nuk është i korruptuar. Pa më akuzuar kush kurrë, pa patur një dokument kombëtar e ndërkombëtar, më akuzove po, kjo ësthë gjë shumë e rëndë, tani unë, ju që më akuzuat do shkojmë në gjyq. Ai ështën jë nga 2-3 njerëzit më të fuqishëm të botës. Ai është kreu i DASH, kisha shumë respekt, zyrë që ndoshta unë mund të kem hyrë më shpesh. Nga marsi i 1991derisa jam larguar nga detyra kam takuar ccdo Sekretar amerikan të Shtetit. Tani unë u akuzova pasi u bë një përpjekje për një konspiracion për shkëmbim territoresh se ju kundërvura Sorosit për ndarjen nga Soros, Minishengenit të Novi Sad dhe Ballkanit të Hapur. Ata vendosin hegjemoninë serbe në rajon, nuk është e vërtetë që sjell paqe, por destabiltitet. Meqë dështoi ajo, kaluan tek kjo akuzë. Asgjë s’bëra, direkt në Gjykatë të Parisit. Më thanë miq që kjo duket qartë që është politike. Ligji nuk kap një njeri që ka 8 vite që ka lënë detyrën, por për zyrtarë aktuale. Jo i thashë unë, unë e hedh në gjyq për shpifje. Ta provojë në gjyq se unë do mbroj dinjitetin tim. E ka bërë nga lobimi korruptiv i Ramës për Soros. Fill mbrapa doli se burimet e informacioni ishin mediat e kontrolluara nga Rama, raportet e Ramës dhe Soros. Atëhere shpifje, ti ccojmë në gjyq, shihemi.
Po pse Sorosi? Do ju them një gjë, jam i vetmi që kam shpallur non grata atë, publikisht dhe disa herë. E kam kërkaur se me disa projekte të tij ai ka favorizuar Beogradin e destabilizuar rajonin. Ai në Shqipëri u shndërrua me milionat e tij në një faktor të rivendosjes së monizmit. Sot PS ka dhjetë përqind pushtet më shumë se ccfarë kishte PPSH në 1991, me statistikë të saktë. Ky është monizëm. Soros vuri të gjitha në sqetullat e saj. Ata duhet të jenë zëra të shoqërisë e jo partisë. Kulmoi me reformën në drejtësi. Ekspertët e Soros në ligjet organike. Drejtësia kryesohet nga vëllezër e kunetër të ministrave, ish-persekutorë të Vlorës e Shkodrës në diktaturë. Pse për këtë u bë reforma? Në Vetting përdoren standarde të shëmtuara. Për një gjykatëse kur u quajt konflikt interesi 1 mijë euro, kurse për Dvoranin, ish-prokurorin që kërkoi 15 vjet burg se përmbysen bustet e Stalinit.”- tha Berisha.