Një burrë dhunon fizikisht tri vajza në kryeqytet, rasti filmohet nga kamerat e sigurisë

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime


Një person ka sulmuar tri vajza në kryeqytet në rrugën “Ahmet Krasniqi”, përkatësisht në lagjen Arbëria.

Kamerat e sigurisë së lagjes kanë fiksuar momentin e sulmit ndaj tyre. Sipas pamjeve, njëra nga vajzat është duke xhiruar me telefon pjesën e rrugës, ku më pas me shpejtësi shihet teksa vjen një burrë i cili nis të ushtrojë dhunë fizike.

Njëra prej vajzave rrëzohet në tokë, pastaj në ndihmë i vijnë edhe vajzat e tjera.

Kur nis të sulmohet nga vajzat e tjera, sulmuesi largohet menjëherë duke vrapuar nga vendi i ngjarjes.

Rasti sipas dëshmitarëve është raportuar në polici. Videoja është publikuar në rrjete sociale.

 

Para
ADVERTISEMENT

Të Gjitha