• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Ngritja dhe rënia e Yakuza-s, mafias së frikshme japoneze

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Ngritja dhe rënia e Yakuza-s, mafias së frikshme japoneze
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Philip Patrick

Për herë të parë në histori, një bos i Yakuza-s mafias japoneze,së fundmi është dënuar me vdekje nga një gjykatë japoneze. Satoru Nomura, kreu i grupit Kudo-kai në Fukuoka, u shpall fajtor për vrasje dhe 3 sulme me armë pas një gjyqi të mbajtur pa jurinë, për shkak të frikës nga kërcënimet e mundshme.





Nëse apeli e konfirmon këtë vendim, Nomura do të ekzekutohet me varje në litar. Ajo që e bën të spikatur këtë proces,është se në gjyq nuk u paraqit asnjë provë që e lidh direkt Nomurën me krimet për të cilat ai u akuzua.

Gjithsesi, gjykatësi arriti në përfundimin se ato u kryen me urdhër të tij, ndaj ishte i vendosur kur dha dënimin kapital për të. Ky rast shënon një rënie të re të prestigjit të mafias dikur të frikshme japoneze. Në kulmin e saj në vitet 1960, Yakuza mund të mburrej se kishte 180.000 anëtarë të shpërndarë në më shumë se 20 familje mafioze.

Ata lulëzuan në vitet kaotike të pas Luftës së Dytë Botërore, duke kontrolluar tregjet e zeza, argëtimin dhe lojërat e fatit, para se të depërtonin në sektorin e ndërtimit, pasurive të paluajtshme dhe politikën japoneze.

Partia me jetëgjatë në qeverisjen e Japonisë dekadat e fundit, LDP, u financua në vitet e saj të para nga gangsteri famëkeq Yoshio Kodama. Simbol i ndikimit të tyre të tyre të madh, ishte fakti që mijëra anëtarë të Yakuza-s shërbyen si truproja gjatë vizitës së planifikuar të presidentit amerikan Ajzenhauer në Japoni në vitin 1960.

Akuzat për lidhjen e këtij grupi kriminal me ministrat, madje edhe kryeministrat e vendit, janë shfaqur periodikisht në media. Interesant është fakti që Yakuza ka vepruar pak a shumë në forma legale. Ata kanë zyra me emrin e tyre, janë zyrtarisht aksionerë në biznese, madje disa prej tyre rekrutohen edhe në polici.

Ata e konsideronin veten si gardianë të rendit publik dhe jo si kriminelë. Dhe herë pas here ishin vullnetarë për kryerjen e veprave të mira, siç ishte ndihma ndaj banorëve pas tërmetit që goditin qytetin e Kobes në vitin 1995, si dhe tërmetit dhe cunamit të vitit 2011.

Anëtari tradicional iYakuza-s që ishte dhe kreu i këtij grupimi mafioz dallonte nga të tjerët për shkak të paraqitjes së tij të jashtme, me flokët e lyera, kostumet e veçanta, i nxirë nga dielli, me këmisha shumëngjyrëshe të zbërthyera për të ekspozuar disa nga tatuazhet simbolike që shtriheshin në gjithë trupin.

Pamja dalluese tregonte jo vetëm fortësinë fizike, por shërbeu edhe si një markë e grupimit.

Bizneset e tyre kryesore:droga, lojërat e fatit, huadhënia e parave dhe prostitucioni, tërhoqën ata që vepronin vetë në kufijtë e ligjshmërisë. Për sa kohë që ata u kufizuan në atë sferë veprimi, u lejuan që të vepronin pa u ndëshkuar.

Por vitet e lavdisë janë tashmë një histori e dikurshme. Numri i anëtarëve të Yakuza-s ka rënë gradualisht prej dekadash, dhe sot është rreth 25.000. Dhe ata që ende mbeten pjesë e kësaj mafie janë burra gjithnjë e më të moshuar. Më shumë se gjysma e tyre janë mbi 50 vjeç.

Yakuza nuk janë më aq të dukshëm në rrugët e Japonisë. Shpjegimi më i zakonshëm për rënien e tyre është se Yakuza e teproi, duke kaluar nga krimet e vogla në rrugë, në fushën e menaxhimit të korporatave të mëdha.

Kjo gjë shkeli marrëveshjen e pashkruar dhe të heshtur me shtetin, dhe kërcënoi bizneset dhe elitat politike. Këto të fundit miratuan një ligj të ri të ashpër anti-Yakuza në fillim të viteve 1990, që vë në shënjestër jo vetëm gangsterët, por edhe cilindo që mban lidhje me ta.

Dënimet më të gjata me burg dhe konfiskimi i aseteve, demotivuan rekrutët e mundshëm dhe sollën tkurrje të radhët e organizatës. Por mund të jetë më e vërtetë të thuhet thjesht se koha e Yakuza-s dhe e dobisë së tyre për elitat ka mbaruar.

Disa kanë argumentuar se Yakuza e dikurshme ishte një e keqe e domosdoshme, dhe se një lloj force e jashtëligjshme e aftë të kryente gjërat me shpejtësi ishte e vlefshme në periudhën e dëshpëruar të pasluftës.

Yakuza ndihmoi në lehtësimin e rindërtimit të Japonisë, ashtu siç gjiganti Komodor Vanderbilt ndërtoi dikur rrjetin hekurudhor të Amerikës, me çdo mjet të nevojshëm. Po të ishte lënë gjithçka në dorën e burokratëve, përparimi mund të kishte qenë shumë më i ngadalshëm.

Po ashtu është pohuar se me strukturën e tyre hierarkike dhe kodet e rrepta të sjelljes, kjo bandë ndihmoi në vënien nën kontroll të kriminalitetit ekzistues. Kjo gjë ishte shumë e rëndësishme në vitet e vështira të pasluftës, kur mundësitë për të rinjtë e varfër ishin shumë të kufizuara.

Pa bandat, ata që mund të ishin të prirur për të pasur një mënyrë jetese të jashtëligjshme, mund të kishin përfunduar si kriminelë të pavarur, duke kërcënuar qytetarët e zakonshëm në një shkallë shumë më serioze.

Por tani me një ekonomi e përparuar, një shoqëri më të qëndrueshme, një teknologji moderne, dhe me një përmirësim të forcave të policisë, rrjetet kriminale të stilit të vjetër janë shndërruar në një barrë. Yakuza ekziston ende dhe sërish mbetet e frikshme, por në dallim nga dikur, ajo nuk është më e nevojshme. / “The Spectator” – Bota.al

Pas

“Kujdes me emrat” Jorida Tabaku bën lapsusin e papritur, Taulant Balla i kthehet keq

Para

Lista e plotë/ Si ndahen deputetët e mazhorancës dhe opozitës? Ja përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare

Para
Lista e plotë/ Si ndahen deputetët e mazhorancës dhe opozitës? Ja përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare

Lista e plotë/ Si ndahen deputetët e mazhorancës dhe opozitës? Ja përbërja e komisioneve të përhershme parlamentare

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar