• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Meritojnë të kalben pas hekurave” Rama i jep porosinë e prerë gjyqtarëve: Shpresoj të jepen vendimet e duhura

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Meritojnë të kalben pas hekurave” Rama i jep porosinë e prerë gjyqtarëve: Shpresoj të jepen vendimet e duhura
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Duke folur nga baza ajrore e Farkës për situatën e menaxhimit të zjarrëve, kryeministri Edi Rama kërkoi një ndëshkim të ashpër për autorët e vënies së tyre të qëllimshme.

Ai paralajmëroi se çdo gjykatës që do të jetë përpara marrjes së vendimit, duhet të kujtojë se zjarret dëmtojnë mushkërinë e gjelbër të të gjithë vendin, dhe rrjedhimisht dhe shëndetin e fëmijëve të tyre.

Sipas kreut të qeverisë të gjithë ata që janë arrestuar për zjarrvënie duhet të kalben pas hekurave, ndërsa shtoi se tragjedi si ajo e Gjirokastrës ku humbën jetën burrë e grua mund të përsëritej, në rast se nuk do të kishte një reagim të shpejtë të autoriteteve.

“Nuk dua të zgjatem më tutje, një pjesë e madhe e vatrave të zjarrit, janë rezultat i rritjes së temperaturave kudo në botë, por në një pjesë të konsiderueshme janë rezultat i atyre që me një shkrepse dhe një shishe benzinë vrasin shpirtin e atdheut, plagosin trupin e atdheut, dhe hedhin në erë përkushtimin e shumë e shumë gjeneratave.

Më vjen mirë që policia e shtetit ka pasur një aktivitet intesiv, ka çuar pas hekurave një numër të madh barbarësh, që nuk meritojnë të jenë të lirë m,es qytetarëve të këtij vendi, meritojnë të kalben pas hekurave, shpresoj shumë që gjykatat të japin vendime të duhura, dhe gjykatësit të jenë në lartësinë e dhimbjes të kaq shumë burimeve të jetës së shkatërruara.

Këto nuk janë pasuria e askujt individualisht, ato janë thesari që ne kemi detyrimin ta shtojmë, gjykatësit duhet ta japin vendimin edhe për fëmijët e tyre. Këta kriminelë të shërbejnë për të dhënë një mësazh të qartë për ata që mund tiu ngjajnë kur të vijë vera e ardhshme. Për fat të mirë falë trupave janë shpëtuar shumë jetë, një tragjedi si ajo që pëmendëm me humbjen e dy prindërve, është shumë e madhe për fëmijët e tyre dhe jo e vogël për ne.

Por parafytyrimi se nuk të kishte pasur tragjedi të tjera e bën revoltën tonë shumë të madhe. Disa nga autoritetet vendore ku ka shkëlqyer me përkushtimin prefekti i Vlorës por jo vetëm, të gjithë duhet të ndjehen sot krenar për atë që kanë bërë, dhe unë nuk jam thjesht krenar por edhe i përulur, që ne na takon që të bëjmë shumë më tepër për të gjithë ju, të gjitha ato që iu duhen për ta bërë këtë punë patriotike dhe heroike me cilësinë më të lartë, dhe patjetër që të ndiheni gjithnjë e më mirë kur ktheheni te prindërit apo fëmijët tuaj”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Pas

A e gjeni dot personin në foto? Sot është një nga gazetarët më të mirë në Shqipëri

Para

Vodhi ilaçet e pacientëve/ Gjykata jep vendimin për infermierin e spitalit të Korçës

Para
Vodhi ilaçet e pacientëve/ Gjykata jep vendimin për infermierin e spitalit të Korçës

Vodhi ilaçet e pacientëve/ Gjykata jep vendimin për infermierin e spitalit të Korçës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar