• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Me shpejtësi tej normave të lejuara/ Gjoba dhe pezullim patentash, çfarë ndodhi në 24 orët e fundit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
E rëndë në Tiranë/ Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 27 vjeçari
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore duke përdorur radarë, dronë e patrulla të lëvizshme, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë pezulluar 25 leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 102 km/h në qendrat e banuara, deri në 157 km/h në rrugët interurbane.

Si dhe janë vendosur 278 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi deri në 30 km/h më shumë nga tabela e lejuar.

Janë vendosur 305 masa për parakalime të gabuara dhe 203 masa për përdorim të aparatit celuar gjatë drejtimit të mjetit, 198 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 91 për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, 9 drejtues mjetesh nga të cilët, 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 21 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.45 mg/l.

Si dhe janë vendosur 56 masa administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, që varionte nga 0.06 mg/l deri në 0.29 mg/l.

Policia e Shtetit, nisur nga fakti i prerzencës së lagështirës në rrugë dhe fluksit akoma të lartë të automjeteve apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve : Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, zbatoni rregullat e qarkullimit që të arrini të sigurtë në destinacion, mos u bëni statistikë!

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, e nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane, ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Pas

“I prekur thellë”/ Meta reagon për ndarjen nga jeta të ish-zyrtarit të LSI: Shumë dhimbje!

Para

“Nuk kanë mend në kokë”/ Alesia Bami: Më kanë ngacmuar burra mbi 40 vjeç

Para
“Nuk kanë mend në kokë”/ Alesia Bami: Më kanë ngacmuar burra mbi 40 vjeç

"Nuk kanë mend në kokë”/ Alesia Bami: Më kanë ngacmuar burra mbi 40 vjeç

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

nga Fast News
09:28 | 14/11/2025
0

Recent News

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025
Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

10:30 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar