4 persona, mes tyre një foshnje në duart e nënës, janë vrarë nga një burrë me jelek antiplumb në Florida, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E plagosur nga ngjarja ka mbetur edhe një vajzë 11-vjeçare.
Agresori, tashmë i arrestuar, ka pranuar se është përdorues droge dhe ka thënë se e konsideron veten “survivalist”, që do të thotë se është gati për një botë post apokaliptike.
I plagosur gjatè përplasjes me policinë, ndërsa kurohej në urgjencë, ai është munduar t’i marrë pistoletën një polici, duke u përleshur me të, por pa sukses.