• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Lamtumirë Saimir” Anila Hoxha zbardh fakte të forta: Të ‘dekoroi’ Aldi Rama, por të vranë të tutë. Siç bënë me 5 oficerët e RENEA-s të premten

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Lamtumirë Saimir” Anila Hoxha zbardh fakte të forta: Të ‘dekoroi’ Aldi Rama, por të vranë të tutë. Siç bënë me 5 oficerët e RENEA-s të premten
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vrasjes së oficerit të krimeve në Lezhë Saimir Hoxha, gazetarja e njohur Anila Hoxha ka bërë një reagim të gjatë.

Ajo gjithashtu nuk ka lënë pa përmenduar dhe largimin nga puna të 5 oficerëve të RENEA-s.





Gazetarja hedh akuza se Saimir Hoxha u vra për procedurë shefash që ngjiten në detyrë me operacione që nëse mbyllen suksesshëm ata mbushin supet me sakrificën tuaj e nëse dështojnë ata shfryjnë te ju.

“Por, vrasja më e rëndë është kur të vret i yti! Lamtumirë, 5 oficerëve të RENEAS që u vrane nga shteti i tyre të premten.Pa plumba.S’pati krisma .Ata u vranë ndryshe, me atë fishekun e mediokërve që ata lëshojnë mes luftrave të bërrylave “për nevoja pune’”, shkruan ndër të tjera Hoxha.

Nga Anila Hoxha

Lamtumirë nënkomisar, që udhëtoje përditë drejt Lezhes dhe kurrë, për dreq nuk t’i pa askush ato grada se, përse ti dhe shumë si ti nuk ngriheshin në detyrë, por përherë përdoreni “mish për top”! Megjithëse, ishe gati për vendin tënd t’i merrje ata plumba në gjoks. Lamtumirë, Saimir, i vrarë disa herë përpara se dora e Aldi Ramës të të “dekoronte” për vdekje me dy plumba në gjoks.

I vrarë mbasi të nisën për asgjësim droge vetëm 3 vetë, pa asnjë grup mbështetës të Policisë ose të FNSH.

I vrarë për procedure shefash që ngjiten në detyrë me operacione që, nëse mbyllen sukseshëm ata mbushin supet me sakrificën tuaj, e nëse dështojne ATA shfryjnë te ju.

Derisa nëpër natë apo ditë një krismë dëgjohet dhe një plumb mbillet në gjoksin e një polici tjetër.

Por, vrasja më e rëndë është kur të vret i yti!

Lamtumirë, 5 oficerëve të RENEAS që u vrane nga shteti i tyre të premten.

Pa plumba.

S’pati krisma .

Ata u vranë ndryshe, me atë fishekun e mediokërve që ata lëshojnë mes luftrave të bërrylave “për nevoja pune”!

Për nevoja pune, Saimir, u vranë me firmë shefash Agim Lleshi, 25 vjet oficer i Reneas, Shkëlzen Brahaj, 23 vite oficer i Reneas, Besnik Lala 24 vite oficer i Reneas, Marient Hoti, 7 vjet oficer i Reneas dhe Ardian Pikli, 7 vjet oficer i këtij Reparti.

Ata mund të ishin dërguar diku tjetër, të jepnin njohuritë e tyre mbase për të stërvitur punonjësit e Policisë se si përdoret arma, si ndërhyhet, si reagohet.

Por, jo!

Pa asnjë ‘faleminderit’, minimumi t’i nxirrnin para kolegëve të tjerë e t’ju thoshin ‘po ju lëvizim për nevoja pune’.

Atyre ju mbyll dera e RENEAS, brenda të premtes “për nevoja pune” se duhet të patrullojnë në terren, por troç troç ata u qarkulluan për të hapur vende të reja pune, qoftë sikur edhe duke paguar nën dorë.

Kjo është vrasja që të bën i joti, të mohon çdo gjë ke dhënë për vendin, çdo gjë ke bërë, s’ka më rëndësi a ke rrezikuar apo jo, sa i kualfikuar je dhe në çfarë trajnimesh është shpenzuar për të të rritur. Ti duhet të flakesh sikur je një çiban, pa ceremoni, duke mos thënë as më të paktën fjalë FALEMINDERIT!

Qoftë sikur t’u thuhet faleminderit, sepse kur u vra shoku i tyre Ibrahim Basha, mblodhën kontribute dhe për shkak ‘të mungesës së fondeve’ ja bënë ata ‘shtëpinë e fundit”.

Por, ka të tjerë që janë vrarë pa krisma, të parët u vranë mbas rënies së Lazaratit, u hoqën ‘për nevoja pune’. Të dytët po për nevoja pune, sepse në kohën e Sandër Lleshit u zbulua se ishin në moshë të madhe dhe ky ishte kriter që të degdiseshin nëpër komisariate e FNSH. Mes tyre në këtë valë ‘u vra’ me këtë firmë , edhe oficeri i RENEAS, Gjergj Ujka, vëlla i Dëshmorit të Atdheut Arben Ujka.

‘Shikoje kredinë që kam ende për ta paguar. Isha trupë operacionale dhe kur numëroj aksionet e rrezikshme dhe mënyra si u flaka, ndihem i vrarë. Unë, oficeri i RENEAS, nuk e konceptoj dot se si, pa asnjë mirënjohje hidhem poshtë kur mund t’i jepja ende Policisë. A mund të patrullojë një oficer i RENEAS dhe të shërbejë në një Komisariat?”, pyet njëri ndër ta. Ai është brumosur për aksion, me taktika që bartin rrezikun dhe do t’i duhen së paku tre vjet që të mësoje se taktikat e tij nuk janë më për neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë, por për të kontrolluar rripin e sigurise apo për të matur alkoolin.

Kur u vranë këta pesë të fundit, të vetmit që e dëgjuan vrasjen pa krisma ishin kolegët e tyre. Ata ulën kokën teksa shokët po parakalonin në heshtje, të mohuar nga atdheu i tyre.

Ata që këmba-këmbës më pas ju qepën vrasësit të Saimir Hoxhes dhe me maskë të zezë i bënin apel të dorëzohej.

Me siguri, duke menduar e pyetur nën atë maskë që ndalon identifikimin e tyre: “po mua, kur do me vrasin të mitë?”

Më poshtë, në vend të letrës së falenderimit, oficeri ka ende kredinë pa paguar.

“Lamtumirë, Saimir! Të ‘dekoroi’ Aldi Rama, por

Pas

A do ta pranojnë uljen 6% të produkteve të shportës? Ja si përgjigjet Arben Ahmetaj

Para

Tre kura me xhenxhefil dhe mjaltë- Kundër të ftohurës, gripit, bronshitit

Para
Tre kura me xhenxhefil dhe mjaltë- Kundër të ftohurës, gripit, bronshitit

Tre kura me xhenxhefil dhe mjaltë- Kundër të ftohurës, gripit, bronshitit

Të Gjitha

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

nga Fast News
10:12 | 17/08/2025
0

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Recent News

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

10:59 | 17/08/2025
6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

10:22 | 17/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar