• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Jam i shkatërruar” Davide Pecorelli rrëfehet para hetuesve italianë se përse u zhduk: Po kërkoja thesar në këtë vend

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Jam i shkatërruar” Davide Pecorelli rrëfehet para hetuesve italianë se përse u zhduk: Po kërkoja thesar në këtë vend
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter
 Zbardhet një pjesë e dëshmisë që biznesmeni italian Davide Pecorelli dha përpara hetuesve në Prokurorinë e Perugias të hënën në mbrëmje.

Media vendase “La Nazione” shkruan se 45-vjeçar ishte zhdukur duke pranuar problemet financiare që ai ka me biznesin e tij në fushën e produkteve të kozmetikës.

Pecorelli ka qëndruar për disa kohë në një komunitet të priftërinjve në Medugorje, qytet në Bosnje. “Aty kishte shkuar falë ndihmës së një prifti katolik shumë të njohur në Shqipëri”.

Bazuar në dëshminë përpara hetuesve italianë, tashmë është konfirmuar edhe një pistë që ka qarkulluar në mediat e vendit fqinj, se Davide Pecorelli është koleksionues. E për të konfirmuar këtë, ai u ka thënë prokurorëve se po kërkonte “thesar monedhash”.

Pecorelli ka pranuar problemet ekonomike, dhe kjo ishte arsyeja kryesore që ai u zhduk duke inskenuar vdekjen e tij në Shqipëri. Kujtojmë se për herë të fundit ai ishte parë në Pukë në fillim të muajit Janar.

“Vendosa të zhdukem sepse u mposhta nga problemet ekonomike. Praktikisht jam i shkatërruar”, ka thënë ai ndër të tjera gjatë dëshmisë 3-orëshe përballë prokurorëve italianë.

Megjithatë, Pecorelli pohoi se në tetor kishte planifikuar që të kthehej në shtëpi, pavarësisht se u demaskua përpara kohe. Sipërmarrësi italian u zbulua pasi u detyrua të njoftonte autoritetet për shkak të defektit që i pësoi gomonia në det pranë ishullit Monte Cristo.

Ndërsa javën e kaluar, ai kishte përdorur kartën e bankës për të tërhequr para nga një bankomat në Romë.

“Anëtarët e familjes time nuk e dinin se ku isha dhe arsyeja e zhdukjes nuk ka të bëjë me siguracionin e jetës. Kam qenë sipërmarrës për 30 vjet”, ka thënë Pecorelli në Prokurorinë e Perugias, referuar burimeve të “La Nazione”.

Pas marrjes në pyetje, mbrëmë Pecorelli pranoi për gazetarët italianë se është i vetëdijshëm që edhe në Shqipëri ka kryer vepër penale, pasi i vendosi zjarrin makinës që kishte marrë me qira dhe brenda mjetit u gjetën mbetje kockore. Këto mbetje nuk janë identifikuar ende kujt i përkasin, por dyshohet se janë marrë nga një varr i vjetër në Pukë.



Pas

“I detyrohem gjithçka” Ismail Kadare emocionon me fjalët për bashkëshorten në ditën e saj të lindjes

Para

Tri vlerat më të mira të hideve për trup të shëndetshëm

Para
Tri vlerat më të mira të hideve për trup të shëndetshëm

Tri vlerat më të mira të hideve për trup të shëndetshëm

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

nga Fast News
18:52 | 17/12/2025
0

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

nga Fast News
15:30 | 17/12/2025
0

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

nga Fast News
15:02 | 17/12/2025
0

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

nga Fast News
10:00 | 17/12/2025
0

Recent News

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

18:52 | 17/12/2025
Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

15:30 | 17/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar