• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Investimet e huaja kapin 463 mln €/ Në Shqipëri “hidhen para” nga Holanda, Italia, Turqia dhe Franca

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Investimet e huaja kapin 463 mln €/ Në Shqipëri “hidhen para” nga Holanda, Italia, Turqia dhe Franca
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

463 milionë euro të huaja është vlera e investimeve të huaja direkte që ka thithur Shqipëria në pjesën e parë të vitit, duke shënuar një rritje të lehtë prej 3 milionë euro në raport me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimet të huaja këtë 6-mujor janë dominuar nga sektori i industrisë nxjerrëse ku vlera e tyre arriti në 95 milionë euro në fund të qershorit duke shënuar rritje kundrejt 2020-ës. (Tab 2 investimet sipas sektorëve). Ndërsa rritjen më të fortë e kanë shënuar investimet e huaja në pasuritë e paluajtshme duke e çuar totalin e tyre në 80 milionë euro në gjysmën e parë të vitit, teksa më shumë flukse të investimeve të huaja janë tërhequr edhe në sektorin e sistemit financiar si dhe atë të industrisë përpunuese.

Përfundimet e projekteve energjitike TAP dhe Devoll nga ana tjetër kanë bërë që investimet e huaja në këtë sektor të tkurren ndjeshëm me 112 milionë euro më pak se 6-mujori i 2020-ës.

Holanda kryeson edhe listën si investitori më i madh i huaj në vend me 104 milionë euro deri në fund të qershorit, pavarësisht se vlera e flukseve hyrëse nga ky shtet shënoi rënie të ndjeshme këtë periudhë. Pas saj, investitori i dytë më i madh renditet Italia me një fluks total prej 61 milonë euro, ndjekur nga Turqia dhe Franca përkatësisht me 48 dhe 47 milionë euro flukse hyrëse nga investimet e huaja direkte nga këto shtete.

Ndërsa investimet zvicerane kanë parë një tkurrje të fortë duke u ulur në 28 milionë euro, nga 117 milionë euro që arritën në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kryesisht si rrjedhojë e shuarjes së efekteve të përfundimit të gazjellësit TAP, duke ulur peshën e tyre pasi gjatë dy viteve të fundit ecuria e investimeve nga ky shtet ka qenë kryesisht e lidhur me këtë investim madhor./Top Channel/

Investimet e huaja direkte (mln euro)
6-mujori ’20 460
6-mujori ’21 463
Diferenca + 3
Burimi: BSH

Investimet e huaja sipas sektorëve (mln euro)
6-mujori ’20 6-mujori ‘21
Industria nxjerrëse 81 95
Aktivitete të pasurive të paluajtshme 28 80
Aktivitete financiare dhe të sigurimit 60 76
Energjia 154 42
Industria përpunuese 35 43
Aktivitete profesionale dhe teknike 12 36
Burimi: BSH

Investimet e huaja direkte sipas shteteve (mln euro)
Holandë 104
Itali 61
Turqi 48
Francë 47
Zvicër 28
Austri 27

 

Pas

Emisioni po transmetohej direkt, burri vrapon nudo rreth studios

Para

Moti i së dielës/ Dita vjen me surpriza, zbuloni çfarë pritet të ndodhë sot

Para
Moti i së dielës/ Dita vjen me surpriza, zbuloni çfarë pritet të ndodhë sot

Moti i së dielës/ Dita vjen me surpriza, zbuloni çfarë pritet të ndodhë sot

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar