• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

I urren zhurmat? Ndoshta ngaqë je ~gjeni~

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
I urren zhurmat? Ndoshta ngaqë je ~gjeni~
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Keni dëgjuar ndonjëherë për misofoninë? Ndryshe njihet si “urrejtje e tingujve”. Nëse mendoni se jeni të vetmit, nuk është ashtu. Kanti e urrente zhurmën, ashtu si Kafka, Darwin etj. Kanti, për shembull, ndërroi banesën vetëm për shkak të një gjeli që këndonte. Platoni, Aristoteli dhe Epikuri u izoluan në parqe të mëdha private, dhe iu desh të luftonin vetëm me zhurmën e iriqëve, e ngjashme me atë të një foshnje.

Filozofi Arthur Schopenhauer (1788-1860) shkroi një ese, “Mbi zhurmën” (On Noise), në të cilën ai e lidhi misofoninë me intelektin dhe krijimtarinë. Sigurisht, jo të gjitha zhurmat. Schopenhauer “sulmoi” më së shumti zhurmën e përplasjes së kamzhikut në rrugët e ngushta, çekiçin, lehjen e qenve dhe ulërimat e fëmijëve. Por më e padurueshmja për të, ishte përplasja e kamzhikëve.





Pra, jo çdo zhurmë është “e urryeshme”, edhe sipas tij. Ai tregonte se i pëlqenin tinguj natyrorë si zogjtë që këndojnë, një lumë që gurgullon ose valët e detit që përplasen, por jo të themi: një kondicioner që gumëzhin, njerëz që bërtasin etj. Nëse është diçka e rëndësishme, kuptimplotë apo e bukur, tingulli ka më pak gjasa të bëjë zhurmë. Në të kundërt, ai është shkatërrues, i shëmtuar dhe i pakuptimtë. Pra, sipas tij, zhurma është gjithçka që nuk ia vlen të dëgjohet dhe ekziston në një spektër.

Për Schopenhauer, gjeni është “aftësia e mendjes për t’u përqëndruar në një pikë dhe objekt të vetëm”. Por sapo kjo mendje e grumbulluar ndërpritet ose shpërqendrohet ose shpërndahet, nuk është më mirë se një mendje e zakonshme. Schpenhauer e krahason me një diamant të madh, i cili nëse copëtohet nuk ka më vlerën e të tërës ose me shpërndarjen e një ushtrie, që e humbet fuqinë e bashkimit.

A ishin të gjitha këto mendime në lidhje me misofoninë dhe intelektin e krijimtarinë fantazi e Schopenhauerit?

Vitet e fundit, studiuesit në Universitetin Northëestern kanë gjetur se krijimtaria e botës reale (megjithëse jo rezultatet e testeve akademike) mund të shoqërohet me një aftësi të reduktuar për të filtruar informacionin shqisor “të parëndësishëm”. Ky lloj filtrimi shqisor e ndihmon trurin të integrojë idetë që janë jashtë fokusit të vëmendjes sonë, duke promovuar kështu të menduarit kreativ. Pra, po, ka diçka të vërtetë në gjithçka që Schopenhauer thotë.

Ndërkohë, sipas UpVee, njerëzit që nuk durojnë zhurmën e njerëzve të tjerë kur hanë apo përtypen, janë më të zgjuar – sipas të dhënave nga studime të fundit./anabel

Pas

Çuçi: Saimir Hoxha do shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’

Para

Nuk donte të vetëvritej? Artan Hoxha: Aldi Rama ka një plu mb në cep të ballit

Para
Si u hap kontenieri në Durrës? Ngarkesa nga Ekuadori, Artan Hoxha zbulon detajet e trafikut të k.okainës

Nuk donte të vetëvritej? Artan Hoxha: Aldi Rama ka një plu mb në cep të ballit

Të Gjitha

Ndryshon “bonusi i bebes”, pagesa çdo muaj për fëmijët deri në 5 vjeç

Ndryshon “bonusi i bebes”, pagesa çdo muaj për fëmijët deri në 5 vjeç

nga Fast News
16:15 | 28/07/2025
0

Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

nga Fast News
15:06 | 28/07/2025
0

“5500 vende të lira pune”, Gonxhja njofton se cilat pozicione janë bosh

“5500 vende të lira pune”, Gonxhja njofton se cilat pozicione janë bosh

nga Fast News
15:01 | 28/07/2025
0

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

nga Fast News
10:52 | 28/07/2025
0

Recent News

Ndryshon “bonusi i bebes”, pagesa çdo muaj për fëmijët deri në 5 vjeç

Ndryshon “bonusi i bebes”, pagesa çdo muaj për fëmijët deri në 5 vjeç

16:15 | 28/07/2025
Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

Rama paralajmëron “masa represive” për ndërtuesit që shkelin lejen

15:06 | 28/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar