Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-zyrtarit të LSI, Ilir Dashi.
Ai shkruan se në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta vdiq miku i paharruar.
STATUSI NGA ILIR META
I prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të paharruar, Ilir Dashi.
Shumë dhembje për ndarjen e tij nga jeta, në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta.
Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij!
Të prehet në paqen e merituar!