• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Gjyshërit më mbysin po e morën vesh” Babai i Aldi Ramës shpërthen në lot dhe rrëfen arsyen që e çoi djalin e tij drejt rrugës së keqe

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Gjyshërit më mbysin po e morën vesh” Babai i Aldi Ramës  shpërthen në lot dhe rrëfen arsyen që e çoi djalin e tij drejt rrugës së keqe
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Babai i Aldi Ramës, i riu që vrau me plumb në zemër oficerin e policisë në Lezhë, ka folur sot për mediat.

Rufat Rama fajëson shtetin se po vret rininë me varfëri dhe papunësi.





Ai nuk hezitoi të falenderonte RENEA-n që bëri të pamundur të shpëtonte jetën e djalit të tij, ndërsa shpjegoi se kishte menduar të thyente ligjet e të merrte djalin në Greqi për ta larguar nga shoqëria e keqe por nuk ia kishte dalë.

Teksa po shprehte ngushëllimet për familjen e të ndjerit Saimir Hoxha, Rufat Rama u përlot… Më e vështirë për të është t’i tregojë prindërve të tij se Aldi ka ndërruar jetë pasi e dinë se ndodhet në burg. Sipas Rufat Ramës, nuk kanë informacion për ngjarjen e rëndë sepse jetojnë në varfëri dhe nuk kanë televizor.

Rufat Rama: Kohët e fundit u shkëput nga çdo familjar. Aldi jetonte me pensionin e gjyshit. Nuk i kërkoja kurrë lekë fëmijëve, më duket se i keqtrajtoj. I mësoja si ta mbajë lekun. I ka dërguar vëllai sa ka pasur mundësi, e ka dashur shumë. Vëllai është në gjendje shumë të keqe sot. Jeton në Greqi. Kishte mbi 10 ditë që nuk komunikonte me të. Ka mundësi të nisem nesër në mëngjes nga ora 8:00, por nuk e kemi vendosur. Kur më ka rënë brenda për herë të parë, thashë shyqyr zotit që nuk u bë gjë më e madhe se ishte fëmijë dhe bëra të pamundurën që të dalë djali.

Ndërsa për Aldin kur dëgjova se ka rënë për herë të dytë brenda për 5 cigare hashash, ishin fëmijë, jo grup kriminal. Ka shumë të rinj që e bëjnë këtë nga papunësia. Pse nuk përfundon në krim një bos? Po na vrasin rininë, po vrasin fëmijën tanë. Fajin e ka shteti. Nuk mundet të mbyllet një fëmijë në shtëpi pa bukë.

Nuk kam asgjë cfarë të them, jam gjysmë njeriu, nuk ngrihem dot në këmbë. Nuk di çfarë të them. Drejtësi deshëm, duhet të shiheshin këto gjëra të djalit tim. Unë falënderoj RENEA-n që ka vepruar me gjakftohtësi sepse djali vrau një efektiv. I falënderoj shumë se si u sollën. Gjyshërit e dinë që është në burg, nuk e dinë që nuk jeton më. Aldi ka qenë fëmijë shumë i mirë, vuante nga padrejtësia.

Nuk mund të flas me gjyshërit, nuk mund t’i dal para syve, do më mbysin, do më vrasin për Aldin. Nuk kanë televizor, të shkojnë këta gazetarët të shohin ku jetojnë. Jetonte në një dhomë me prindërit e mi. Nëna ime 90 vjeçe gatuante një pjatë gjellë për Aldin. Po u tregova gjyshërve, mbaruan të dy… Ata e rritën Aldin, ka qenë i dashur, nuk ka qenë kriminel. Ne jemi nga një familje e varfër, jo terroriste. Fëmija ka qenë i dashur, i vetmuar, pa prindërit afër, ka qenë me shoqëri shumë të keqe. Mamaja e Aldit është interesuar por çfarë do të bëjë…

Shikoni a ka Aldi makinë… Nuk ka pasur ndonjëherë makinë. I thashë ma merr djalin këtej, më tha nuk lejohej të largohej nga Shqipëria. Unë sot vuaj për këtë gjë. Por të dyja ngjarjet, u vra një baba e një fëmijë… E shikoni çfarë bëhet? I kam thënë djalit të vogël do të vij të të marr, por mos rri me atë shoqëri atje. Mendoja do shkel ligjin që të punonte, sot do ishte dhe polici dhe djali im gjallë. Kam 3 vjet e gjysmë që nuk shkel në Shqipëri, nuk ia njoh shokët.

Familjes së Saimir Hoxhës nuk di çfarë t’i them atyre fëmijëve, asaj nëne, prindërve, ju lutem shumë ngushëllime… Nuk di cfarë t’i them familjes që ka humbur djalin… Ngushëllime, nuk di gjë tjetër.

Pas

“Moment i rëndë për të gjithë” Rama mesazh nga Pallati i Kongreseve për ekzekutimin e Saimir Hoxhës

Para

Del VIDEO/ Ngjarja që tronditi vendin, ja pamjet e operacionit ku bie në tokë pa ndjenja Saimir Hoxha

Para
Del VIDEO/ Ngjarja që tronditi vendin, ja pamjet e operacionit ku bie në tokë pa ndjenja Saimir Hoxha

Del VIDEO/ Ngjarja që tronditi vendin, ja pamjet e operacionit ku bie në tokë pa ndjenja Saimir Hoxha

Të Gjitha

Euro shënon minimumin e ri historik. Ja sa ka zbritur monedha europiane

Euro shënon minimumin e ri historik. Ja sa ka zbritur monedha europiane

nga Fast News
10:00 | 19/07/2025
0

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

nga Fast News
09:00 | 19/07/2025
0

Jeff Bezos lë bakshish marramendës në hotelin luksoz në Venecia pas dasmës

Jeff Bezos lë bakshish marramendës në hotelin luksoz në Venecia pas dasmës

nga Fast News
08:30 | 19/07/2025
0

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

nga Fast News
08:00 | 19/07/2025
0

Recent News

Euro shënon minimumin e ri historik. Ja sa ka zbritur monedha europiane

Euro shënon minimumin e ri historik. Ja sa ka zbritur monedha europiane

10:00 | 19/07/2025
Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

09:00 | 19/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar