Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Emigrantët po sjellin më shumë para në shtëpi, niveli më i lartë nga 2012-a

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
Emigrantët po sjellin më shumë para në shtëpi, niveli më i lartë nga 2012-a
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Emigrantët kanë sjellë tek të afërmit e tyre mbi 340 milionë euro në 6 muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të bilancit të pagesave, të bëra publike nga Banka e Shqipërisë. Ky është niveli më i lartë i regjistruar që nga viti 2012.

Në raport me janar-qershor të një viti më parë, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë dhe mbylljes së Europës, remitancat janë rritur me 25%. Në krahasim me periudhën përkatëse normale të 2019-s, zgjerimi është më i lehtë, me rreth 2.2%.

Rolin kryesor në këtë tendencë në raport me para krizën e ka luajtur tremujori i parë. Në janar-mars të këtij viti, paratë që emigrantët dërguan tek të afërmit e tyre në Shqipëri arritën në 169 milionë euro, niveli më i lartë që nga viti 2010, me rritje 12.5% në raport me tremujorin e parë 2019. Aktorët e tregut pohuan se një faktor që ndikoi lidhej me faktin që si rrjedhojë e shpenzimeve të rritura të familjeve për të përballuar pasojat që dha në shëndet Covid-19, fëmijët nga jashtë kanë dërguar më tepër mbështetje se zakonisht në muajt e parë të vitit.

Në tremujorin e dytë, remitancat ishin 42% më të larta se e njëjta periudhë e vitit pandemik (kur si rrjedhojë e mbylljes së menjëhershme të Europës efekti te dërgesat ishte i lartë). Por, ato ishin në rënie prej 10.7%, në krahasim me prill-qershorin e 2019-s.Operatorët e tregut pohojnë se gjatë periudhës së kufizimeve të udhëtimeve janë rritur kanalet informale, pasi mbyllja e kufijve ka ndikuar në orientimin drejt operatorëve zyrtarë. Ndërsa në tremujorin e tretë të vitit, me rritjen e numrit të fluturimeve, kanalet informale janë rritur sërish.

Që prej vitit 2014, remitancat kishin nisur sërish trendin rritës, duke reflektuar valën e re të emigracionit. Ato u prekën lehtë në 2020-n nga kriza e shkaktuar nga pandemia, sidomos në tremujorin e dytë kur Europa hyri në karantinë, por arritën të rimëkëmben shpejt, me hapjen graduale të ekonomive.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten kanalet kryesore të dërgimit të parave në vend, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje. Por, vitet e fundit, po rriten edhe prurjet nga vendet e reja të emigrimit, kryesisht Mbretëria e Bashkuar dhe sidomos Gjermania. Aktorët e tregut pohojnë se Gjermania, për vetë faktin që është në tipologjinë e një vendi me emigracion të ri, gjatë viteve të fundit ka qenë në një rritje konstante.

Trendi i remitancave ka ndjekur në tri dekadat e fundit një tendencë ciklike, duke kulmuar në vitin 2008 dhe më pas filloi rënia, teksa me kalimin e më shumë se një dekade, emigrantët filluan të shkëpusin lidhjet me vendin mëmë, të krijonin familjet e tyre dhe të dërgonin më pak para.

Por vitet e fundit, vendi po përjeton një valë të re emigracioni, që solli sërish një rritje të remitancave, që pas vitit 2013./Monitor/


Pas

E FUNDIT/ Meta nuk pret gjatë, dekreton Ramën si kryeministër

Para

Kujt do t’i bënte atentat? Policia arreston të riun me dy granata

Para
Kujt do t’i bënte atentat? Policia arreston të riun me dy granata

Kujt do t'i bënte atentat? Policia arreston të riun me dy granata

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

nga Fast News
08:30 | 11/04/2026
0

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

nga Fast News
08:00 | 11/04/2026
0

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

Dy kategori që shtrembërojnë të vërtetat e tregut të sigurimeve!

nga Fast News
21:46 | 10/04/2026
0

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

Rama me pensionistët: Pensionet do të rriten çdo vit, e garantuar në buxhet

nga Fast News
21:30 | 10/04/2026
0

Recent News

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

Si arrijnë sukses gratë në fusha të dominuara nga burrat

08:30 | 11/04/2026
Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike Amerikane paralajmëron, kriza politike po rrezikon ekonominë e Kosovës

08:00 | 11/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora