Një rrahje brutale është regjistruar këtë pasite në qytetin e Pejës. Mediat kosovare raportojnë se në këtë sherr janë përfshirë tre persona, dy gra dhe një djalë i ri. Konkretisht në një video të shpërndarë masivisht në rrjete sociale shihet se si vajza e re rrihet brutalisht nga djali dhe një grua.
Policia ka arrestuar në vendngjarje dy personat që ushtronin dhunë ndaj vajzës në fjalë ndërkohë viktima e sulmit është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Lajmi u konfirmu nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Në video, dëgjohen britma dhe disa fjalë ku midis të tjerash thuhet: “A merresh më me vëllain tim. Kur*ë. Ta q* nënën”.
“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha Gashi.