• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zjarret në Shqipëri/ Si ishte situata gjatë natës? Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Zjarret në Shqipëri/ Si ishte situata gjatë natës? Ministria e Mbrojtjes publikon të dhënat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mëngjesin e sotëm Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat për situatën në qarqe të ndryshme të Shqipërisë, në të cilat ka ende prani të flakëve të zjarrit dhe vatra aktive.

Mësohet se në qarkun e Vlorës gjatë natës kanë qenë të angazhuar 319 forca të FA, 31 mjete, 4 autoambulanca, 21 punonjës të zjarrfikëses dhe njësisë së pushtetit vendit, si edhe 3 helikopterë.





Ndërkohë, prani të zjarrit ka dhe në qarkun e Gjirokastrës, Shkodrës, Dibrës, Fier dhe Elbasan.

SITUTA SIPAS QARQEVE

Qarku Vlorë
Vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e zjarrit në Gadishullin e Karaburunit, ku janë angazhuar 319 forca të FA, 31 mjete, 4 autoambulanca, 21 punonjës të zjarrfikëses dhe njësisë së pushtetit vendir, si edhe 3 helikopterë.
Në fshatin Delisuf të bashkisë Vlorë, vijon të jetë aktiv zjarri i rënë në sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Po punohet për izolimin e flakëve.

Qarku Shkodër
Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij, por kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla, të cilat po kontrollohen nga forcat në terren.

Në qytetin Fushë Arrëz, bashkia Fushë Arrëz, vazhdon zjarri. Në ndihmë të forcave dhe mjeteve të të njësive Fushë-Arrëz dhe Pukë ka shkuar edhe një helikopter. Operacioni për shuarjen e zjarrit do të vijojë ditën e nesërme.

Një zjarr u raportua rreth orës 22:31, në lagjen Tepe të bashkisë Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar 2 mjete të MZSH Shkodër dhe 6 forca të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Qarku Dibër
Vijon të jetë aktiv zjarri në fshatin Lukan, njësia administrative Selishtë, bashkia Dibër. Zjarri ka përparuar në një pjesë shkëmbore më pak të pyllëzuar. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe vullnetarë të zonës.
Në Qafë Murrë, Njësia Administrative Selishtë, bashkia Dibër, vijon zjarri në sipërfaqe me pisha dhe shkurre.

Qarku Gjirokastër
Në fshatrat e Njësisë Administrative Antigone kanë vijuar të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Arshi Lengo, Asim Zeneli, Krinë.

Në fshatrat e Njësisë Administrative Lunxhëri vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Qesorat, Dhoksat, Tranoshisht dhe Saraqinisht. Po vijon puna për të mbajtur nën kontroll situatën. Në këto vatra zjarri dhe në Parkun Arkeologjik të Antigonesë është punuar gjatë gjithë ditës edhe me një helicopter për shuarjen e flakëve.

Qarku Fier
Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullishte në fshatin Gadurovë, Njësia Administrative Selishtë, në Mallakastër. Për shuarjen e tij janë angazhuar forcat zjarrfikëse, të bashkisë, të Policisë Bashkiake dhe forca vullnetare. Zjarri vijon të jetë aktiv për shkak të sipërfaqes së madhe të favorizuar nga era dhe terrenit të thyer malor.

Qarku Elbasan
Një tjetër zjarr ka rënë rreth orës 22:30 në fshatin Cerujë, bashkia Elbasan, në një sipërfaqe me shkurre. Për shuarjen e flakëve janë në terren forcat e shërbimit vendor të zjarrfikëses.

Pas

Rritje temperaturash por dhe mundësi për reshje, këto janë të papriturat e parashikimit të motit për sot

Para

“Nuk ka tjetër rrugëdalje” Rritja e rasteve pozitive shton thirrjet për mbajtjen e maskave, flasin ekspertët

Para
“Nuk ka tjetër rrugëdalje” Rritja e rasteve pozitive shton thirrjet për mbajtjen e maskave, flasin ekspertët

“Nuk ka tjetër rrugëdalje” Rritja e rasteve pozitive shton thirrjet për mbajtjen e maskave, flasin ekspertët

Të Gjitha

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

nga Fast News
09:00 | 19/07/2025
0

Jeff Bezos lë bakshish marramendës në hotelin luksoz në Venecia pas dasmës

Jeff Bezos lë bakshish marramendës në hotelin luksoz në Venecia pas dasmës

nga Fast News
08:30 | 19/07/2025
0

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

nga Fast News
08:00 | 19/07/2025
0

Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s. Ja reagimi i Ramës

Pranvera Kastrati emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s. Ja reagimi i Ramës

nga Fast News
19:58 | 18/07/2025
0

Recent News

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

09:00 | 19/07/2025
Jeff Bezos lë bakshish marramendës në hotelin luksoz në Venecia pas dasmës

Jeff Bezos lë bakshish marramendës në hotelin luksoz në Venecia pas dasmës

08:30 | 19/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar