• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Varfëria në konsum rrit varësinë e inflacionit nga çmimet e frutave dhe perimeve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Varfëria në konsum rrit varësinë e inflacionit nga çmimet e frutave dhe perimeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pandemia e ka rimodeluar stilin e jetesës edhe në Shqipëri ashtu si edhe në të gjithë botën.

Kanalizimi konsumit në medikamente, ushqime dhe në furniturën e shtëpisë ka vijuar edhe këtë vit teksa shihet se, importet në këto grupe kanë pësuar sërish rritje edhe në 6-mujorin e parë të vitit 2021.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme ne janar-qershor pësuan rritje të pazakonte importet e produkteve të plastikës, mobiliet dhe pajisjet e lidhura më to, dyshekët dhe enët e kuzhinës që në importe përfaqësohen nga grupi i qeramikës.

Importet e produkteve të plastikës arritën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 në 14,6 miliardë lekë ose rreth 110 milionë euro, me një rritje 28 % në raport me vitin 2020 dhe 19 për qind në raport me vitin normal 2019.

Importet e plastikës ishin grupi i shtatë më importuar në vend për nga vlera e importeve. Ky grup përbëhet kryesisht prej furniturës së shtëpisë dhe kopshteve.



Rritje jo të zakonte pësuan edhe grupi i mobiljeve dyshekëve, krevateve dhe abazhurëve edhe këto pjesë e furniturës së shtëpisë. Importet e këtij grupi arritën në 6-mujorin e parë në 5 miliardë lekë me një rritje 40.7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe 40 për qind në krahasim me vitin normal 2019.

Rritje të lartë shënuan edhe importet e qeramikës, edhe këto një grup që përfaqësohen kryesisht enët kuzhinës dhe aksesorë të tjerë që lidhen me shtëpinë. Në janar-qershor 2021 importet në këtë grup shënuan vlerën e 4.6 miliardë lekëve me një rritje 33.4 % në krahasim me 6-mujorin e parë 2020 dhe 30.7% në raport me vitin 2019.

Pandemia Covid-19 dhe masat izoluese për frenimin e saj ndryshuan kryekëput stilin e jetesës në vend. Për rrjedhojë konsumi u kanalizua në disa drejtime dhe u frenua në disa të tjetra. Të qëndruarit në shtëpi rriti interesin për më shumë investime në ambientet e brendshme të banesave.

Ketë tendence e reflektojnë edhe shitjet me pakicë edhe importet. Siç shihet nga të dhënat, trendi pandemik i konsumit ka vijuar edhe pas valës së madhe të pandemisë. Edhe pse ekonomia është hapur Shqipëria ka lehtësuar masat qysh në maj të vitit të kaluar, po kufizimet në vendet e tjera kanë frenuar udhëtimet jashtë vendit.

Tendenca për të investuar në ambientet e brendshme të shtëpive është rritur edhe në vendet e tjera. Pasi në të gjithë botën sidomos në Europë, bizneset që e kanë të lidhur aktivitetin me furniturën e shtëpisë kanë pësuar rritje./Monitor/

Pas

Fitoi lotarinë 2 mln dollarë, gruaja, burri dhe vajza e tyre një vjeçare gjenden të vdekur

Para

Rreth 80 mijë tifozë të pranishëm në Londër! “Bisha e grushtave” Florian Marku njofton “betejën” e radhës

Para
Rreth 80 mijë tifozë të pranishëm në Londër! “Bisha e grushtave” Florian Marku njofton “betejën” e radhës

Rreth 80 mijë tifozë të pranishëm në Londër! "Bisha e grushtave" Florian Marku njofton “betejën” e radhës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

nga Fast News
15:38 | 15/12/2025
0

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

nga Fast News
15:09 | 15/12/2025
0

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

nga Fast News
13:30 | 14/12/2025
0

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

nga Fast News
13:00 | 14/12/2025
0

Recent News

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

15:38 | 15/12/2025
Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

15:09 | 15/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar