Ish-missi dhe modelja e njohur greke, Ioanna Bella ka rrëfyer historinë e trishtë të dhunës nga ish partneri i saj.
Bella ka treguar si ia doli të hiqte dorë nga ai prtner që i thoshte fjalë të rënda, duke u dhënë në këtë mënyrë, edhe një mesazh të gjitha femrave, që të reagojnë menjëherë nëse kalojnë situata të tilla.
“Kam përjetuar dhunë verbale nga partneri im. Dhe natyrisht, e lashë atë marrëdhënie menjëherë. Gjatë grindjeve, ai më tha fjalë shumë të rënda, duke iu referuar jetës sime personale. Ai më thoshte gjëra që as nuk mund t’i thoja në publik dhe shumë më tepër. Isha në shok në atë kohë dhe nuk reagova, sepse situata do të ishte rënduar. Kështu u largove dhe nuk e pashë kurrë më ”, përshkroi Ioanna Bella.
“Të gjitha gratë duhet të jenë të sigurta dhe të mos lejojnë askënd t’i nënvlerësojë dhe t’i trajtojë keq. Asnjë grua nuk duhet të lejojë që dikush ta prekë ose të përdorë ndonjë formë dhune kundër saj,” ka vijuar më tej Bella me mesazhin e saj.