• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Stop mbledhjes së borxheve nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit” Reagon Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Stop mbledhjes së borxheve nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit” Reagon Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Me anë të një komunikate zyrtare, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ka reaguar në lidhje me fenomenin e mbledhjes së borxheve me anë të mashtrimit dhe shantazhit.

Në të theksohet se kohët e fundit është përhapur shumë fenomeni i marjres në telefon të qytetarëve që u kërkojnë shlyerje kredish të vjetra bankare, detyrime të kompanive telefonike, apo të institucioneve të mikrokredisë.

Me anën e kësaj komunikate dhome e përmbaruesve kërkon marrjen e masave nga ana e autoriteteve pasi qytetarët po shantazhohen gjithashtu përmes shkresave të rreme dhe telefonatave bërë ata, viktima të borxheve dhe detyrimeve të paqena.

KOMUNIKATË PËR PUBLIKUN DHE MEDIAN NGA DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESVE GJYQËSORË PRIVATË:

STOP MBLEDHJES SË BORXHEVE NËPËRMJET  MASHTRIMIT DHE SHANTAZHIT

Përmes kësaj komunikate, kërkojmë të tërheqim vëmendjen e publikut, mediave dhe të gjitha organeve ligjzbatuese në vend, mbi një fenomen shumë të rëndë që është përhapur dhe po rritet me shpejtësi në shoqërinë shqiptare: “Mbledhja e borxheve nëpërmjet mashtrimit dhe shantazhit”.

Qytetarë në masë kanë marrë telefonata që u kërkojnë shlyerje kredish të vjetra bankare, detyrime të kompanive telefonike, apo të institucioneve të mikrokredisë. Telefonata u është shfaqur në numrin personal; në celularët e familjarëve, pa dallim – të moshuar apo të mitur, në qendrën e punës, në rrethin shoqëror dhe farefisnor, telefonata i ka përndjekur në ëhatsapp deri dhe jashtë shtetit.

Me qindra qytetarë kanë marrë shkresa, ku në emër të ligjit shantazhohen me njoftime apo lajmërime me karakter mashtrues si është titulli “Njoftim për bllokimin në gjykatë të pagës së palës debitore”. Tipologjia e shprehjeve me karakter ekzekutues përmbarimor përdoret gjerë në këto shkresa, ku në pjesën dërrmuese nuk shënohet fare emri dhe mbiemri i dërguesit, nënshkrimi dhe adresa e tij. Shkresat pothuajse anonime mbështeten vetëm mbi akronime të shoqërive që nuk janë zyra përmbarimi.

Telefonatat dhe shkresat që dalin nga e njëjta skemë shoqërish të lidhura me njëra-tjetrën, përdorin emrin dhe atributet e përmbaruesit për të impresionuar dhe shantazhuar qytetarët e thjeshtë dhe për t’i bërë ata, viktima të borxheve dhe detyrimeve të paqena.

Shumë qytetarë kanë rënë pre e kësaj skeme të mashtrimit publik, duke paguar borxhe ose detyrime financiare që nuk u përkasin, apo që nuk i korrespondojnë detyrimit real.

Mijëra familje në nevojë kanë menduar se prapa këtyre shkresave dhe telefonatave qëndron shteti, me një përmbarues që do vijë t’u sekuestrojë pagën, shtëpinë, makinën, apo biznesin.

Fenomeni i bërjes së “përmbarimit” me telefon ose me shkresa që s’kanë asnjë lidhje me shërbimin përmbarimor gjyqësor – është intensifikuar në përmasa të tilla që, tashmë ka dalë jashtë kontrollit shtetëror.

Përhapja masive e këtij fenomeni nuk po lëviz nga vendi, prej kohësh, asnjë prej institucioneve përgjegjëse për mbikëqyrjen e kësaj veprimtarie, përfshirë ato ligjzbatuese.

Ndaj, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse shtetërore të reagojnë menjëherë, sot dhe të marrin masa për të mbrojtur qytetarët shqiptarë nga këto skema të mirëfillta mashtrimi, që mund të krijojnë pasoja të rënda sociale, veçanërisht kur bëhet fjalë për një kategori të gjerë vulnerabël qytetarësh, të cilët janë futur në marrëdhënie detyrimi për shuma minimale mbijetese e mbulimi të halleve të përditshme.

U bëjmë thirrje qytetarëve dhe publikut të gjerë, të mos bien pre e telefonatave, komunikimeve apo njoftimeve mashtruese shkresore, pa adresa, pa emra apo identitete, pasi ato nuk kanë asnjë vlerë ligjore, por t`i denoncojnë menjëherë ato, në organet policore, Prokurorinë e Shtetit ose pranë Dhomës së Përmbaruesve, që angazhohet t`i ndihmojë për t’i orientuar ligjërisht ato.

Publiku dhe qytetarët duhet të dinë se, mbledhja e detyrimeve dhe ekzekutimi i tyre në Shqipëri bëhet vetëm nga përmbaruesit sipas ligjeve në fuqi dhe ata kanë emër, mbiemër, adresa dhe vula zyrtare.

Ata nuk fshihen, as pas telefonatave, as pas shkresave anonime. Madje, përmbaruesit privatë mund t’i njihni edhe nga fotot që janë të publikuara për transparencë në Regjistrin e Përmbaruesve Gjyqësorë të Dhomës, në faqen zyrtare të saj.

U bëjmë thirrje, kompanive “borxhmbledhëse” që të ndalojnë menjëherë mashtrimin e qytetarëve me shkresa, praktika dhe telefonata që imitojnë dhe përvetësojnë titullin e përmbaruesit gjyqësor. Të ndalojnë sot, pasi nesër do të jetë qytetari bashkë me përmbaruesin, të cilët do të gjejnë zyrat pa adresa të këtyre kompanive, nga ku do të denoncojnë ligjërisht dhe publikisht, të gjithë ata që do të guxojnë të vazhdojnë këtë veprimtari që vjedh dhe mashtron publikun.

Çdo qytetar që është vënë apo vihet në kontakt telefonik apo shkresor sipas të dhënave të përshkruara në këtë komunikatë, të njoftojë menjëherë në adresën [email protected], pa u kufizuar në denoncimin pranë Policisë së Shtetit ose Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor ku banon.

KËSHILLI DREJTUES

I DHOMA KOMBËTARE E PËRMBARUESVE GJYQËSORË PRIVATË

Pas

Shkak situata në Afganistan/ Bashkimi Evropian shton kontrollin e monitorimit kufitar

Para

“Kush e dallon?” Blendi Fevziu kap fenomenin e veçantë nga avioni mbi malet e vendit tonë (FOTO)

Para
“Kush e dallon?” Blendi Fevziu kap fenomenin e veçantë nga avioni mbi malet e vendit tonë (FOTO)

“Kush e dallon?” Blendi Fevziu kap fenomenin e veçantë nga avioni mbi malet e vendit tonë (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar