• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Si funksionon qeverisja nën Sheriatin? Talebanët janë shprehur se do të jenë më të…

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Si funksionon qeverisja nën Sheriatin? Talebanët janë shprehur se do të jenë më të…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kur talebanët morën nën kontroll shumicën e Afganistanit në 1996, ata vunë në zbatim një version të rreptë të Sheriatit, ose ligjit islamik. Bazuar në interpretimin e tyre të sistemit islamik të qeverisjes, grate nuk lejoheshin të punonin, ndërsa lejoheshin ekzekutimet publike.

Tani që talebanët kanë përsëri nën kontroll vendin, afganët i tremben kthimit të sundimit të tyre brutal, për të cilin talebanët thonë se bazohet tek Sheriati.

Në një intervistë ekskluzive me agjencinë e lajmeve Reuters javën e kaluar, komandanti i lartë taleban Waheedullah Hashimi shpjegoi se Afganistani nuk do të ketë një sistem demokratik.

“Nuk ka përse të diskutojmë se çfarë lloj sistemi politik duhet të aplikojmë në Afganistan sepse është e qartë. Do të jetë ligji i Sheriatit dhe kaq,” tha ai për Reuters.

T’i hedhim një vështrim sistemin juridik të fesë islame.

Çfarë është Sheriati?

Në arabisht, Sheriati do të thotë “rruga drejt ujit,” ose disa e interpretojnë si “një rrugë që duhet ndjekur”.

Sheriati është praktika juridike që rrjedh nga mësimet e Kuranit, libri i shenjtë i fesë islame dhe mësimeve të Profetit Muhamed.

Ai shërben si një kod i urdhëruar nga lart për jetën e drejtë, morale dhe të ndershme për myslimanët dhe ofron udhëzime për një sërë aspektesh të jetës.

Si praktikohet Sheriati?

Vendet që respektojnë Sheriatin e praktikojnë në nivele të ndryshme në sistemet e tyre juridike. Disa vende përdorin Sheriatin si ligjin e tyre kombëtar, por shumica e vendeve kanë sisteme të përziera ligjore që ndërthurin një jurisprudencë tradicionale islame dhe një kushtetutë.

Në kushtetutën e vitit 2004, elementët e Sheriatit u integruan në kodin e qeverisjes së Afganistanit.

Kur talebanët kontrollonin vendin nga 1996-2001, ata vendosën një version ekstrem të ligjit që përfshinte ndëshkime brutale të tilla si goditjet me gurë dhe gjymtime – veprime që dënoheshin nga grupet e të drejtave të njeriut në të gjithë botën.

Ashtu si besimi i krishterë, feja islame ka sekte të shumta, të tilla si sunitë dhe shiitët, të cilët ndahen më tej në nënsekte. Ka dallime në mënyrën sesi secili sekt e interpreton Sheriatin ose jurisprudencën Islame.

A e mbështesin myslimanët Sheriatin?

Disa sondazhe çojnë në përfundimin se mbështetja për këtë stil qeverisjeje ndryshon shumë në vendet muslimane. Tariq Ramadan, një profesor i studimeve bashkëkohore islamike në Universitetin e Oksfordit, ka propozuar vendosjen e një moratoriumi mbi ndëshkimet me dhunë fizike në vendet islame që ndjekin Sheriatin e rreptë.

Si do të trajtohen tani gratë në Afganistan nën talebanët?

Në vitin 1996, talebanët vendosën kufizime shumë të rrepta ndaj grave afgane, të cilat kryesisht ishin të mbyllura në shtëpi dhe nuk ishin në gjendje të dilnin nga banesa pa një shoqërues mashkull; ato ndëshkoheshin me rrahje publike nëse nuk bindeshin.

Talebanët kohët e fundit kanë thënë se do të jenë më të moderuar në lidhje me të drejtat e grave. Sipas rrjetit BBC, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid deklaroi se gratë do të lejohen të marrin pjesë në shoqëri nëse jetojnë sipas Sheriatit, duke shtuar se “ne do të jemi të kënaqur dhe ato do të jenë të kënaqura”./VOA/

Pas

“S’është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë në politikë”/ Presidenti Meta del me mesazhin e fortë

Para

“Unë jam katolik me grua myslimane”, Rama për afganët: Po flasim për njerëz, jo etiketa

Para
“Unë jam katolik me grua myslimane”, Rama për afganët: Po flasim për njerëz, jo etiketa

“Unë jam katolik me grua myslimane”, Rama për afganët: Po flasim për njerëz, jo etiketa

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

nga Fast News
10:30 | 19/09/2025
0

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

Holanda me 4 ditë pune në javë, a funksionon kjo edhe për shtetet e tjera?

nga Fast News
10:00 | 19/09/2025
0

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

Programi i investimeve në infrastrukturë, ja cilat janë 8 rrugët prioritare të Ramës në këtë mandat

nga Fast News
09:30 | 19/09/2025
0

Recent News

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

Betohet në Presidencë kabineti qeveritar “Rama 4”

10:30 | 19/09/2025
BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri

10:30 | 19/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar