• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Rrëfimi prekës i regjisores afgane, tregon si arriti të arratiset nga Kabuli për t’i shpëtuar talebanëve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Rrëfimi prekës i regjisores afgane, tregon si arriti të arratiset nga Kabuli për t’i shpëtuar talebanëve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Regjisorja e njohur afgane Sahraa Karimi, ka arritur të largohet nga Kabuli pasi situata u përkeqësua në vendin e saj me marrjen e pushtetit nga talebanët.

Ajo falënderon Wanda Hrycova nga Akademia Sllovake e Filmit dhe TV, Ambasadën e Sllovakisë në Iran, qeverinë ukrainase dhe qeverinë turke, që e ndihmuan të ikte nga Kabuli së bashku me 11 persona të tjerë të paidentifikuar (që besohet të jenë familjarët e saj).

Nga një hotel në Kiev të Ukrainës, Karimi ka rrëfyer për Reuters se si arriti të arratisej dhe të shpëtonte familjarët e saj.

“Mblodha familjen time. U largova nga shtëpia, lashë makinën, lashë paratë, lashë gjithçka që kam”, ka rrëfyer 36-vjeçarja.

Ajo ishte e mërzitur për kthimin e sundimit taleban duke thënë se kjo do ta rrezikonte industrinë e filmit dhe të drejtat e grave.

“Ata nuk e mbështesin artin, nuk e vlerësojnë kulturën dhe kurrë nuk do të mbështesin gjëra të tilla”, është shprehur Karimi, duke shtuar se ata kanë frikë nga gratë e arsimuara dhe të pavarura. Siç vuri në dukje ajo, talebanët duan që gratë të jenë “të fshehura, të padukshme”.

Regjisorja, filmi i të cilës “Hava, Maryam, Ayesha” u prezantua në Festivalin e Filmit në Venecia në vitin 2019, postoi një video në Instagram që e shfaqte atë duke vrapuar nëpër rrugët e Kabulit, sepse nuk mund të gjente një taksi për ta marrë në shtëpi nga banka.

Karimi dhe familja e saj duhej të ishin në një aeroplan që evakuoi qytetarët ukrainas, por për shkak se mijëra afganë u mblodhën në aeroport me shpresën për të shpëtuar, ata nuk mund të hipnin në aeroplan.

“Momenti kur humbëm aeroplanin e parë ishte momenti më i trishtë i jetës sime, sepse mendova: ‘Mirë, nuk mund të shkojmë më, po qëndrojmë”, ka treguar ajo, duke shtuar se ishte e shqetësuar se talebanët do ta shënjestronin familjen e saj.

Ajo donte që mbesat e saj të jetonin në një vend ku do të kenë liri dhe do të mund të arsimohen. “Si qenie njerëzore, duhet të keni vlerë, por sipas rregullave të talebanëve, në rregull, jetoni, por një jetë të mjerueshme”, ka shtuar ajo.

Pasi humbi aeroplanin e parë, Sahraa kontaktoi oficerët që po e ndihmonin përsëri. Ajo u tha të largohej nga turma, dhe disa orë më vonë, zyrtarët, identitetin e të cilëve nuk e bëri të ditur, e çuan familjen e saj në një pjesë tjetër të aeroportit, nga ku hipën në një fluturim turk për në Ukrainë.

Pas

Policia aksion gjatë natës/ U bën ‘gjëmën’ shoferëve rebel, heq 12 leje drejtimi

Para

Talibanët vrasin familjarin e gazetarit të Deutsche Welles

Para
Talibanët vrasin familjarin e gazetarit të Deutsche Welles

Talibanët vrasin familjarin e gazetarit të Deutsche Welles

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar