• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Qarkullonte me kallashnikovin plotë me fishekë, drogë, e targa të vjedhura/ Arrestohet 27-vjeçari në Kurbin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Qarkullonte me kallashnikovin plotë me fishekë, drogë, e targa të vjedhura/ Arrestohet 27-vjeçari në Kurbin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një 27-vjeçar, me precedentë të mëparshëm kriminal, është vënë në prangat e policisë së Lezhës.

Të riu gjatë kontrollit në automjet iu gjet një armë zjarri automatik, një krehër me 30 fishekë, municion luftarak, një pala targa automjeti të denoncuara të vjedhura në Tiranë, lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, si dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi policisë

Me kallashnikov, drogë, doreza e targa të vjedhura, 27-vjeçari në Range Rover i shpallur në kërkim më parë, kapet e vihet në pranga nga Policia e Kurbinit.

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Finalizohet operacioni policor “Ndërhyrja në Kohë”.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Lezhë.

Sekuestrohen armë zjarri automatik, municion luftarak, lëndë narkotike, targa mjeti të vjedhura, një automjet dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vihet në pranga 27-vjeçari, me precedentë të mëparshëm kriminal.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara, mbi bazën dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Polica e Kurbinit, për një shtetas në kërkim, i cili qarkullonte dhe me armë zjarri në automjet, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja në Kohë”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi Armando Marashi, 27 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal, në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të vjedhjes dhe i shpallur në kërkim policor nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, i dyshuar për veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit.

Gjatë kontrollit në automjet u gjet një armë zjarri automatik, një krehër me 30 fishekë, municion luftarak, një pala targa automjeti të denoncuara të vjedhura në Tiranë, lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, si dhe sende të tjera të kundërligjshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Armando Marashi, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”,” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë , strukturat hetimore të DVP Lezhë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se ky shtetas mund të kryente vepër penale në fushën e krimeve ndaj personit apo të vjedhjes me armë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Pas

I vuri flakën fshatit/ Shpallet në kërkim 20-vjeçari

Para

Ministria merr vendimin e rëndësishëm/ Shtyhet nisja e vitit të ri shkollor

Para
Ministria merr vendimin e rëndësishëm/ Shtyhet nisja e vitit të ri shkollor

Ministria merr vendimin e rëndësishëm/ Shtyhet nisja e vitit të ri shkollor

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

nga Fast News
10:00 | 16/01/2026
0

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

nga Fast News
09:30 | 16/01/2026
0

Toyota mbetet lider botëror për të gjashtin vit radhazi

Toyota mbetet lider botëror për të gjashtin vit radhazi

nga Fast News
09:00 | 16/01/2026
0

Një orë vrap shton 7 orë jetë, e thotë shkenca

Një orë vrap shton 7 orë jetë, e thotë shkenca

nga Fast News
08:00 | 16/01/2026
0

Recent News

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

Të dhënat e Eurostat: Shqipëria, mes vendeve me rritje të vazhdueshme të qirave

10:00 | 16/01/2026
Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

Njoftimi i DPSHTRR: Pagesa e taksës së mjeteve 100% online përmes platformës e-Albania!

09:30 | 16/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar