• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Plot 1 trilion dollarë! Senati amerikan miraton projektligjin e bujshëm

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Plot 1 trilion dollarë! Senati amerikan miraton projektligjin e bujshëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Senati me 69 vota pro dhe 30 kundër miratoi të martën projekligjin dypartiak mbi infrastrukturën me një vlerë prej 1 trilion dollarësh.

Paketa përfshin rreth 550 miliardë dollarë në shpenzime të reja që do të përdorën për ndërtimin e rrugëve, sistemeve ujore dhe përmirësimin e qasjes në internet me shpejtësi të lartë.

Votimi i së martës vjen pas negociatash të gjera mes një grupi ligjvënësish demokratë e republikanë.

Megjithatë ka nga ata ligjvënës në të dyja krahët që e kundërshtojnë projekligjin. Disa demokratë thonë se ai nuk shkon aq larg sa të plotësojë nevojat e vendit, ndërsa ka republikanë që kundërshtojnë fushëveprimin dhe koston financiare të tij.

Pavarësisht kundërshtive paketa mori mbështetjen e 69 senatorëve. Projekligji tani shkon në Dhomën e Përfaqësuesve, ku ligjvënësit pritet ta shqyrtojnë atë në muajin shtator.

“Kjo do t’i sjellë shumë të mira Amerikës dhe Senati mund të jetë krenar për miratimin e tij”, tha të hënën udhëheqësi i shumicës së Senatit demokrati Chuck Schumer.

Senatori republikan Rob Portman, i cili është përfshirë në negociatat dypalëshe, e quajti paketën “më të madhen në historinë e vendit”.

“Pas disa dekadash mosveprimi, ne më në fund do të ofrojmë një infrastrukturë të sigurt, të besueshme e moderne, për të cilën ekonomia jonë dhe vendi ynë kanë kaq shumë nevojë”, shkruante në një postim në twiter zoti Portman të hënën vonë në mbrëmje.

Zoti Schumer tha se pas votimit të projektligjit mbi infrastrukturës, Senati do ta kthejë vëmendjen tek një plan 10-vjeçar, prej 3.5 trilionë dollarësh, që përfshin çështje të tilla edukimi parashkollor papagesë, kolegji falas si dhe që parashikon fonde për strehimin e përballueshëm e programe mbi energjinë e pastër.

Kjo paketë më një faturë të madhe financiare gëzon mbështetjen e demokratëve në Senat, por jo të republikanëve. Por demokratët ka të ngjarë të ndjekin për miratimin e tij një procedurë të veçantë parlamentare, që do të bënte të mundur që projektligji të miratohej me një shumicë të thjeshtë, duke shmangur taktikat bllokuese.

Debati mbi planin prej 3.5 trilionë dollarësh pritet të vazhdojë për disa muaj./VOA

Pas

Striptizëm në skenë! Nuk i reziston dot Rita Orës, konkurrenti zhvishet dhe…

Para

Vrau vajzën 3 vjeçe për të bërë se*s me të dashurin, e reja: Jam nënë e keqe

Para
Vrau vajzën 3 vjeçe për të bërë se*s me të dashurin, e reja: Jam nënë e keqe

Vrau vajzën 3 vjeçe për të bërë se*s me të dashurin, e reja: Jam nënë e keqe

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar