• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Merr fund lufta në Afganistan, më e gjata në historinë e Amerikës.Talebanët: Afganistani tani është komb i lirë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Merr fund lufta në Afganistan, më e gjata në historinë e Amerikës.Talebanët: Afganistani tani është komb i lirë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Lufta 20 vjeçare e Shteteve të Bashkuara në Afganistan ka marrë fund.

Në konferencën e shtypit ku deklaroi përfundimin e përpjekjeve të evakuimit dhe luftës, gjenerali Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara, tha se avionët e fundit u ngritën nga aeroporti i Kabulit në orën 3:29, sipas orës së Uashingtonit, ose një minutë para mesnatës në Kabul.

Një zyrtar i lartë taleban i tha Zërit të Amerikës se “të gjitha forcat e huaja okupuese u tërhoqën nga vendi.”

Njoftimi për fluturimet e fundit amerikane nga Afganistani erdhi ndërsa Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni premtuan se do të vazhdojnë të ndihmojnë në evakuimin e amerikanëve dhe afganëve të rrezikuar nga Kabuli deri në “fund”, duke e cilësuar operacionin si evakuimin ajror më të madh në historinë e ushtrisë amerikane.

“Ishte një operacion masiv ushtarak, diplomatik dhe humanitar, një ndër më të vështirët në historinë e vendit. Një kombinim i jashtëzakonshëm logjistike dhe koordinimi, në disa nga rrethanat më sfiduese të imagjinueshme”, tha në një fjalim disa orë pas deklarimit të fundit të luftës, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ai tha se angazhimi amerikan në Afganistan do të vazhdojë.

“Misioni ushtarak ka mbaruar. Një mision diplomatik ka filluar”, tha zoti Blinken.

Megjithatë, SHBA nuk do të ketë ambasadë në Kabul, por do ta zhvendosë praninë diplomatike në Doha të Katarit.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni thanë se mbi 120 mijë vetë janë evakuuar gjithsej pas marrjes së kontrollit të vendit nga talebanët, përfshirë 1’200 persona të nxjerrë nga vendi me 26 fluturime ushtarake amerikane dhe dy të koalicionit nga e diela deri të hënën.

Me anë të një deklarate, presidenti amerikan Joe Biden tha se “pas 20 vjetësh, prania jonë ushtarake në Afganistan, ka marrë fund”.

Ai tha se do t’i drejtohet kombit të martën.

Jo të gjithë amerikanët kanë dalë nga Afganistani. Zoti Blinken tha se mbi 6 mijë amerikanë janë nxjerrë nga vendi dhe kanë mbetur më pak se 200. Ai tha se përpjekjet për evakuimin e tyre do të vazhdojnë.

Gjenerali McKenzie tha se “tërheqja është e shoqëruar me shumë trishtim”.

“Nuk i kemi nxjerrë jashtë vendit të gjithë ata që donin të dilnin. Por mendoj se edhe nëse do të kishim qëndruar edhe 10 ditë të tjera, nuk do t’i kishim nxjerrë të gjithë jashtë,” u tha ai gazetarëve.

Presidenti Biden tha se bota do t’i mbajë talebanët përgjegjës për kalimin e sigurt të atyre që duan të largohen nga Afganistani.

“I kam kërkuar Sekretarit të Shtetit që të udhëheqë koordinimin e vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar kalim të sigurt për çdo amerikan, partner afgan dhe shtetas të huaj që duan të largohen nga Afganistani”, thotë presidenti në deklaratën e tij.

Zoti Blinken tha se nëse ka amerikanë që duan të qëndrojnë për momentin dhe më pas ndryshojnë mendje, SHBA do t’i ndihmojë që të dalin.

Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni i përshkruan kushtet në terren gjatë orëve të fundit të evakuimit të udhëhequr nga ushtria amerikane si fluide dhe të rrezikshme, të rënduar nga një sulm me raketa gjatë natës në aeroportin e Kabulit, autorësinë e të cilës e mori gjithashtu ISIS-Khorasan.

Tërheqja ka mbyllur një kapitull të historisë ushtarake që ka gjasa të mbahet mend për dështimet kolosale, premtimet e paplotësuara dhe një largim përfundimtar kaotik që i kushtoi jetën më shumë se 180 afganëve dhe 13 pjesëtarëve të ushtrisë amerikane, mosha e disa prej të cilëve ishte vetëm pak më e madhe se sa vetë lufta.

Disa orë përpara së martës, afati i përcaktuar nga Presidenti Joe Biden për përfundimin e misionit të transportit ajror, dhe rrjedhimisht përfundimin e luftës amerikane, avionët e Forcave Ajrore bartën kontigjentin e mbetur të forcave nga aeroporti i Kabulit.

Mijëra forca kishin kaluar dy javë të tmerrshme, duke siguruar një transport ajror të përshpejtuar dhe të rrezikshëm të dhjetëra mijëra afganëve, amerikanëve dhe të tjerëve që donin të iknin nga një vend i sunduar përsëri nga militantët talebanë.

Tërheqja përfundimtare përmbushi premtimin e Presidentit Biden për t’i dhënë fund asaj që ai e quajti një “luftë e përhershme” që filloi në përgjigje të sulmeve të 11 shtatorit 2001, që shkaktuan vdekjen e afro 3’000 vetëve në Nju Jork, Uashington dhe Pensilvani.

Vendimi i tij, i shpallur në prill, i bënte jehonë një lodhjeje kombëtare me konfliktin në Afganistan. Tani ai përballet me kritika të ashpra brenda dhe jashtë vendit, jo aq për përfundimin e luftës, se sa për mënyrën e ekzekutimit të evakuimit përfundimtar që u shoqërua me kaos dhe ngriti dyshime për besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara.

Përpjekjet e luftës amerikane nganjëherë dukej se po vazhdonin pa pasur ndonjë objektiv përfundimtar, me pak shpresë për fitore dhe vëmendje minimale nga Kongresi për mënyrën se si u shpenzuan dhjetëra miliarda dollarë për dy dekada.

Kostoja njerëzore ishte e lartë: dhjetëra mijëra amerikanë u plagosën përveç të vdekurve, për të mos përmendur pasojat psikologjike.

Më shumë se 1’100 forca nga vendet e koalicionit dhe më shumë se 100’000 forca afgane dhe civilë kanë gjetur vdekjen nga kjo luftë, sipas projektit për Koston e Luftës në Universitetin Brown.

Duke folur me gazetarët nga Aeroporti Ndërkombëtar Hamid Karzai, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid tha se fitorja e grupit të tij “u përket të gjithëve”.

“Ne nuk kemi asnjë dyshim se Emirati Islamik i Afganistanit është një komb i lirë dhe sovran”, tha ai, duke shtuar se amerikanët “nuk mund ta arrijnë qëllimin e tyre përmes operacioneve ushtarake”./VOA

Pas

Atentati ndaj Edison Begaj/ Policia zbardh ngjarjen pas 3 muajsh, shpall në kërkim autorin

Para

INSTAT zbulon grupmoshat që udhëtojnë më shumë jashtë vendit, kryesojnë të rinjtë dhe 55 vjeçarët

Para
INSTAT zbulon grupmoshat që udhëtojnë më shumë jashtë vendit, kryesojnë të rinjtë dhe 55 vjeçarët

INSTAT zbulon grupmoshat që udhëtojnë më shumë jashtë vendit, kryesojnë të rinjtë dhe 55 vjeçarët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

nga Fast News
13:28 | 15/09/2025
0

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

nga Fast News
13:20 | 15/09/2025
0

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Recent News

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

13:28 | 15/09/2025
“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

13:20 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar