• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

I premtuan vend pune në ndërtim, shqiptarin e fusin të ruajë ‘shtëpinë e barit’ 

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
I premtuan vend pune në ndërtim, shqiptarin e fusin të ruajë ‘shtëpinë e barit’ 
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një 26-vjeçar shqiptar ka pëfunduar në Mbretërinë e Bashkuar pasi po punonte në një fermë kanabisi në Hartlepool.

Sipas mediave britanike bëhet me dije se Armand Hajredini, një emigrant shqiptar, denoncoi se e futën të ruante kanabis pasi e gënjyen duke i premtuar vend pune në ndërtim.

26-vjeçari duhet të kujdesej për 100 rrënjë kanabis me vlerë deri në 84,000 paund dhe këtë punë ai e bënte pa pagesë, teksa kishte marrë kërcënime ai dhe familja e tij që të mos linte punën.

Kur policia mbërriti në banesën në të cilën ndodhej Hajredini e gjeti atë në kopshtin e pasmë me çelësat dhe me një celular në dorë.

Gjykata mësoi faktin se ai nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm dhe ai flinte në një shtrat të vetëm në kuzhinë. Ndërsa nga ana tjetër, avokatja e tij tha se 26-vjeçari shqiptar kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me një kamion para pesë vitesh nga Franca, por ai i humbi të gjitha dokumentet e tij të identifikimit dhe punoi në juglindje të vendit në tregtinë e ndërtesave dhe në lavastovilje.

Gjykatësi tregoi se ferma e kanabisit ishte një strukturë tejet e sofistikuar me llamba, kohëmatës dhe transformatorë me intensitet të lartë. Hajredini i tha një oficeri se ai kishte jetuar pranë Heathroë teksa iu tha se kishte punë në verilindje dhe ai udhëtoi me tren për në Neëcastle.

Ai tregoi se kishte kontaktuar me një person që më pas e mori me furgon dhe e dërgoi në banesën në të cilën duhet të ruante kanabisin.

Ndërsa avokatja e tij mbrojtëse tha: “Ky rast ngre çështje të skllavërisë dhe detyrimit modern. Ai është një i ri pa dënime të mëparshme, i cili përshkruhet si një i ri inteligjent që dëshiron të qëndrojë në këtë vend ligjërisht dhe të punojë dhe të fitojë në mënyrë të ligjshme.”

 

Pas

E futi foshnjen në kuti dhe e quajti të vdekur, ja  mjekja që po hetohet

Para

Po shihte film në kinema, qëllohet për vdekje ylli 19-vjeçar i TikTok

Para
Italia mbyll TikTok-un pas kësaj ngjarjeje tragjike

Po shihte film në kinema, qëllohet për vdekje ylli 19-vjeçar i TikTok

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar