• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

Greqia shtrëngon masat/ Çfarë do të ndodhë me të pavaksinuarit pas gushtit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Greqia shtrëngon masat/ Çfarë do të ndodhë me të pavaksinuarit pas gushtit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria greke ka shtrënguar masat përsa i përket situatës pandemike.

Paketa e re e masave do të hyjë në fuqi deri në Mars të vitit 2022.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë Vassilis Kikilias, teksa prezantoi vetë masat e reja që priten të ndërmerren.

Duke filluar nga shtatori nuk do të ketë më teste falas për Covid për të pavaksinuarit, madje nga 1 shtatori të punësuarit në sektorin e shëndetësisë që nuk kanë paraqitur certifikatën e vaksinimit do të ndalohen nga puna derisa të vaksinohen.

Të gjitha masat që do të ndërmerren

Gjithashtu, për të pavaksinuarit ambientet e brendshme si dhe institucionet publike do të jenë thuajse të padepërtueshëm.

Nëpunësit e sektorit publik dhe privat do të deklarojnë në aplikacionin elektronik covid free app të qeverisë greke një herë në javë rezultatin e rapid test, që do të mbulojnë me shpenzimet e tyre, kostoja do të jetë 10 euro testi në klinikat private të vendit (nga 20 euro që është sot). Hyrja e të pavaksinuarve nuk lejohet në klinika shtetërore.

Të punësuarit në sektorin e arsimit, mësues, edukatorë, në sektorin e turizmit, teatër, kinema, produksione muzikore, plus edhe studentët do të bëjnë dy rapid test në javë, me shpenzimet e tyre. Dy self test në javë (me procedurë të ngjashme me rapid test, por që bëhet në shtëpi) do të ofrohen falas vetëm për nxënësit deri në moshën 18 vjeçare, pavarësisht se nga muaji korrik është hapur edhe platforma për vaksinimin e grupmoshës 12-15 vjeç.

Në rast udhëtimi brenda vendit, udhëtarët duhet të kryejnë një rapid test 48 orë para nisjes, që gjithashtu deklarohet në aplikacionin e qeverisë greke. Por, nuk do të lejohen të kryejnë testin në klinika apo spitale shtetërore, vetëm në klinikat private që lejojnë hyrjen e të pavaksinuarve.

Në ambientet e mbyllura, stadiumet etj., lejohet kapaciteti 100% vetëm me të vaksinuarit, në rast të kundërt do duhet të mbahen distancat sociale si dhe të gjithë të pranishmit të kenë deklaruar rapid test, pcr test të 48 orëve të fundit, apo certifikatë infektimi nga covid-19 6 muajt e fundit.

Punëdhënësit kanë të drejtën të kërkojnë certifikatën e vaksinimit për punësimin e stafit të biznesit të tyre dhe të kenë të dhëna statistikore të sakta të dokumenteve që paraqesin.

Në ambientet e jashtme, nëse ka fluks njerëzisht, rivendoset maska me detyrim. Ministri i Shëndetësisë ka theksuar se të vaksinuarit arrijnë në rreth 6 milionë, ndërsa pritet që deri në fillim të shtatorit të jenë vaksinuar edhe 1 milionë qytetarë të tjerë. Vaksinimi ofrohet falas me numrin personal AMKA, ndërsa takimet mbyllen ose automatikisht nga platforma përkatëse elektronike ose në të gjitha farmacitë e vendit.

Pas

Dhu noi për vde kje të dashurën dhe e la në derën e spitalit/ Merr fund arratia, i vihen prangat 29-vjeçarit

Para

E konfirmon zëdhënësja e KE/ Shqipëria së shpejti pjesë e sistemit digjital të certifikatave të vaksinimit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar