• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Godet sërish Petro Koçi: Ta heqim partinë nga duart e “maliqëve” të administratës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Publikohet dokumenti/ Petro Koçi i nxjerr PD-së paratë që u merrte firmave të skemave piramidale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas deklaratës në lidhje me “tenderat kriminalë” në Fier, kryetari i degës së Partisë Socialiste dhe deputeti i këtij qarku, Petro Koçi ka goditur sërish duke bërë thirrje që të pastrohet partia nga “maliqët” e administratës.

Ai nuk foli me emra, megjithëse të gjithë flasin për një konflikt midis tij dhe kryebashkiakut të qytetit, Armando Subashi. Vetë Koçi pranon faktin se gjatë zgjedhjeve brenda partisë kundër tij ka qenë armata e administratës.

Deputeti thotë se  duhet të fokusohet tek lufta ndaj korrupsionit dhe performanca e administratës, e cila sipas tij është në kthetrat e “Maliqit” duke aluduar me batutën e një filmi të vjetër shqiptar.

Statusi i plotë i Petro Koçit:

“Jemi në prag te investimit të tretë të energjisë politike dhe njerëzore të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Një  përgjegjësi madhore kombëtare, shtetërore dhe morale qeverisëse.

Një nga sfidat e këtij mandati të ri është performanca e administratës dhe bashkë me të lufta ndaj korrupsionit.

Para më pak se një muaj i dhashë zë politik një fenomeni prepotent në Fier, zgjatjes së duarve të botës së krimit në financat publike. Bëra një deklaratë të cilës nuk i heq asnjë presje. Hodha në publik një britmë të vetë publikut.

U munduan të ma kompromentonin. Disa u vërsulën ta përkthenin në larje hesapesh, të tjerë në cështje personale, të tjerë si përpjekje për kompromis të pisët. U fut në lojë dhe Saliu duke më përzier me standartin e tij që me 200 mije euro fshin prapanicën e vet.

U pershfaqen disa palë politikomediatike me interesa te caktuara financiare në treg. Sigurisht po ti përkisja ndonjë interesi të tillë do isha një gojëmbyllur i rëndomtë. Por si ja kam thënë edhe Sali mavrisë kam vendosur të të vdes qytetar e njeri e jo i pasur.

Palet nga nxitimi nxorën në shesh një sërë aferash me interes për agjensitë e zbatimit të ligjit. Edhe per vetë SPAK un me te cilin pata nderin të kontaktoj.

Cuditerisht administrata e shumë agjesive shtetërore që veprojnë në Fier reagoi politikisht kundër këtij denoncimi. U bënë përpjekje që të futej në krizë marrëdhënia organizative në PS. Fenomeni që denoncova nuk po frenohet akoma. Perkundrazi. Por gjithesesi nuk ka vend per pesimizem. Mandati i tretë nuk ka filluar. Por ka vend për të identifikuar fenomene të cilat duan analizë.

Administrata duket qartazi një formacion që përpiqet të kapë politikën, pra zëdhënien dhe instrumentin kushtetues në pronësi te qytetarëve. Ose të paktën të hyjë në konflikt të qartë interesi me politikën dhe partitë.

Kur fillova detyren e Kryetarit te PS ne Fier e vendosa administraten kundër. Edhe pse një pjesë e saj ishte brenda struktures drejtuese te partisë. E dija qe do kisha kosto. Bile u cudita që arrita të marr aq vota si individ në zgjedhje. Kisha ushtrine e administratës kundër. Prisja shumë më pak vota.

Por kjo i dha shpresë njerëzve se dicka po ndryshonte. U krijua besimi se niveli i shërbimeve do vinte në lartesinë e moralit të ligjit, larg kthetrave të Maliqit.

Kjo ishte një nga arsyet që rezultati në Fier ishte më i miri në gjithë qarkun.

Tani që ti rikthehemi problemit: si zgjidhet konflikti i interesit mes administratës dhe partive, apo mes administratës dhe pushtetit te zgjedhur. Për këtë mendoj se ka nevoje per reforma statutore dhe ligjore te forta.

Te shpëtosh nga ky konflikt interesi është njëra nga rrugët për të luftuar korrupsionin në jetën publike.

PS është instrument politik në krah të qytetarëve.

Mandati i tretë i energjisë Rama po afron!”

Pas

E trishtë/ Ndërron jetë aktorja e njohur e serialit të njohur ‘Sulejmani i madhërishëm’ 

Para

Përdh unohet nga ish-burri, gruaja tregon se ç’i bëri shqiptari: Erdhi në mëngjes tek shtëpia dhe u fut me forcë…

Para
Ndodh në Tiranë, rekrutojnë të miturat për ‘misse’, pastaj i dërgojnë në klube nate në Kosovë 

Përdh unohet nga ish-burri, gruaja tregon se ç'i bëri shqiptari: Erdhi në mëngjes tek shtëpia dhe u fut me forcë…

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Recent News

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

14:45 | 11/11/2025
9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

14:14 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar