Gazetarja e njohur Anila Hoxha komenton mosfunksionimin e plotë të regjimit 41-bis nëpër burgje.
Regjimi “41-bis” konsiston në pengimin e komunikimit të të burgosurve me njerëzit që ndodhen jashtë, i cili ka në fokus pengimin e komunikimit të bosëve të mafies me organizatat kriminale.
Po ashtu, personave të dënuar, u lejohet të kryejnë vetëm një takim në muaj me familjarët e tyre. Nuk bëhet fjalë për kontakt fizik midis tyre, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar.
Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate vetëm 10 minutëshe në muaj, edhe ajo bëhet e regjistruar. Çdo korrespondencë me jashtë do të jetë e kontrolluar.
Pyetja që shtron gazetarja Anila Hoxha, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në vend e konkretisht ku Arbër Cekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan të arratisen nga burgu 313, është se si ka mundësi që ata nuk u kontrolluan kur morën çarçafët në tarracë.
Sipas Hoxhës Regjimi 41 biss do të sillte ndërtimin e dy burgjeve që do mbanin 80 të burgosur, por sot numërohen vetëm 4: Shullazin , Endri Qyqen , Arbjon Alikon dhe Genci Ballen.
Statusi i plotë i gazetares:
41 bissi
Per momentin ne 41 biss mbahen vetem 4 persona. Ndonese ministrja e drejtesise Etilda Gjonaj ne nje ceremoni mediatike lajmeroi perpara mikrofoneve se e pakta 270 te burgosur do te izoloheshin si te cilesuar me lidhje te forta jashte mureve. Nga 2019 kur u dha ky kumt per kriminelet dhe megjithe investimin per dy godina brenda 313 dhe brenda burgut te Peqinit, asgje nuk ndodhi vec kycjes se 7 te pareve, qe nderkohe u vertiten gjykatave me kerkesat per dalje nga superburgosja. Te tjere, emra shume interesante te kriminalitetit, shfaqen here ketu e here atje, neper telefonata qe porosisin, qe nenkuptojne dhe qe urdherojne.
Nje vit dhe dy burgje te tilla model italian dhe kunder mafiozeve qe ju nderpriten valet, lidhjet, ndikimet mbajti vetem nje lloj “peshku” ne kete rregjim Shullazin, Endri Qyqen, Arbjon Alikon dhe Genci Ballen. As per Ministrine e Drejtesise dhe as per institucionet e tjera perfshi SPAK, Ministrine e Brendshme, Policine e Shtetit, Drejtorine e Pergjithshme te Burgjeve dhe Sherbimin Informativ nuk egzistojne dhe nuk ka elemente te rrezikshem te kesaj natyre. Qasja dy vjecare e tregon kete gje!
Pra ne Shqiperi u hapen dy burgje 41 biss me kapacitet 80 persona te dy bashke, vetem qe aty te mbylleshin kater persona. Por, aty ku qendrojne, vuajne denimin dhe pritet te rehabilitohen te denuarit, statistikat thone dicka tjeter. 44 persona rezultojne te burgosur per krimin e organizates kriminale, 24 te tjere per kete krim (qe perfshihet ne 41 biss) jane me statusin e te paraburgosurit; 724 jane te paraburgosur per histori droge dhe 599 te shpallur fajtore per droge; 176 te tjere jane te denuar te perjetshem.
Ne keto te dhena nuk llogariten te tjere qe kane vrare police apo bejne pjese ne rrjetet e shfrytezimit te prostitucionit. Shqiperia nuk ka Toto Rina ne burg, por ama ka te denuar qe orientojne te denuarit si te deshmojne, cfare te thone , si ta thone, ke te vrasin , kur te vritet. Ata nuk gjurmohen, ata nuk llogariten, nuk verehet kodi I tyre alla shqiptar, nga ai qe hap dyert e qelive dhe presin duhan per mort dhe qe udheron kush te levizet ne sektorin x dhe perse duhet shmangur prania e nje tjetri ne kete sector.
Kur Arber Cekaj dhe Famtir Pjetri ngjiten litaret prej carcafi ne tarace, askush nuk I kontrolloi. Ndonese rregullat kerkojne kontrollin fizik te tyre edhe kur shkojne ne ajrim edhe kur kthehen prej andej. Ndonese Cekaj eshte I denuar I formes se prere dhe vijon te mbahet ne paraburgim .
Cili eshe shkaku, cila duhet te jete arsyeja qe duhet ta besojme dhe mos te dyshojme? Akuze te rende ka edhe Fatmir Pjetri , anetar I nje grupi kriminal te pagezuar “Babagjyshet”. Per shkak te vepres qe ata kane kryer dhe qe eshte fokus I ligjit per rregjimin e ashper 41 biss, a nuk duhet te kishte institucione qe duhet te kishin informacion paraprak dhe mos ti lejonin te ajroseshin ne taracen e burgut, aty ku ngjiten te preferuarit e 313? Ligji I rregjimit te ashper thote ´vendosja e regjimit të posaçëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë bazohet vetëm në ruajtjen e rendit dhe të sigurisë dhe/ose parandalimin e komunikimit me organizatën kriminale ku bëjnë pjesë apo me organizata të tjera, të referuara në pikën 1, të këtij neni, nëpërmjet marrjes së masave të brendshme dhe të jashtme të sigurisë së lartë, që lidhen, kryesisht, me nevojën për të parandaluar’.
Megjithate 2 te denuar qe nuk qendronin ne te njejten qeli, komunikuan dhe planifikuan nje arratisje qe u parandalua fale perkushtimit te nje oficeri te policise se burgjeve. Si u arrit kjo kur Big Brother i burgjeve pretendon se vezhgon dhe kercenon me karten e 41 biss? Mos valle ” pusho se te mbylla ne 41 biss” po kthehet ne nje paralajmerim fitimprures dhe te paligjshem natyrisht? Ky eshte test per ministren e drejtesise qe premtoi se do mbyllte 270 te burgosur te kalibrit te rrezikshem ne rregjimin e ashper, e megjithate perpara fakteve qe bejne zhurme dy godina te ndertuara qellimisht jane bosh.