• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Është i dehur, agresiv”! Pezullohen 186 patenta, kapen 43 drejtues mjetesh gjatë fundjavës

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Është i dehur, agresiv”! Pezullohen 186 patenta, kapen 43 drejtues mjetesh gjatë fundjavës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shteti ka ushtruar kontrolle të shumta dhe ka arrestuar, 43 drejtues mjetesh gjatë fundjavës. Në njoftimin e policisë thuhet se janë pezulluar 186 patenta, dhe gjobitur afro 5 mijë shoferë.

Policia e shtetit:





Kontrolle intensive përgjatë fundjavës nga Policia Rrugore, me radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.  Si rezultat i kontrolleve të shtuara, gjatë fundjavës në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 43 drejtues mjetesh, nga të cilët 17 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 26 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.  Gjatë fundjavës në të gjitha akset rrugore që monitorohen me radarë, pavarësisht fluksit shumë të lartë të automjeteve, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh, qoftë ditën ashtu edhe natën që qarkullonin me shpejtësi shumë të lartë, deri në 186 km/h në Bypass të Fierit dhe 185 km/h natën në Sauk-Teg në Tiranë. Si dhe nga monitorimi me dragera janë konstatuar shumë drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur në masë të madhe të prezencës së alkoolit në gjak. Në këtë kuadër janë pezulluar 186 leje drejtimi, nga të cilat 125 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 55 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4981 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Falë telefonatave që shpëtojnë jetë nga qytetarët dhe reagimit të menjëherëshëm e profesional të Policisë Rrugore të Tiranës  dhe asaj të Lezhës janë parandaluar tre ngjarje të mundshme rrugore me pasoja të rënda për jetën. Telefonata 1: Një motomjet në unazën e madhe pa kaskë mbrojtëse, kryen parakalime të rrezikshme mes automjeteve dhe shkakton zhurmë të madhe në rrugë.  Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës kanë bërë të mundur bllokimin e motomjetit  ku ka rezultuar se shtetasi I.B, drejtonte motomjetin në gjendje të dehur në masën 2.55 mg/l, i cili u arrestua në flagrancë.  Njëkohësisht u ndëshkua administrativisht me 25.000 lekë të rinj dhe zbritje 3 pikë nga Leja e Drejtimit.

Telefonata 2: Një shtetas që drejtonte një automjet tip Suzuki, tek semafori i Komunës së Parisit  po kryente veprime agresive në timon duke tentuar të dëmtonte veten. Policia Rrugore e Tiranës me ndihmën e qytetarëve ka ndërhyrë menjëherë edhe pse drejtuesi i mjetit kryente veprime agresive, e ka neutralizuar dhe hequr çelësin nga kuadri. Drejtuesi i mjetit shtetasi E.A,  është shoqëruar në spital dhe pas kryerjes së testit të drogës ka rezultuar se drejtonte automjetin nën efektin e përzierjes së drogave të forta. Policia Rrugore e Tiranës ka referuar materialet proçeduriale per drejtim mjeti në mënyrë të parregullt si dhe i ka pezulluar 1 vit lejen e drejtimit, i ka zbritur 8 pikë nga leja e drejtimit dhe si dhe është ndëshkuar me masë administrative me vlerë 10.000 lekë të rinj.

Telefonata 3: Një automjet tip Benz qarkullonte me shpejtësi dhe kryente manovra të rrezikshme në aksin rrugor Lezhë -Milot. Patrulla e Policisë Rrugore e Lezhës ka bërë të mundur bllokimin e  automjetit dhe pas kryerjes së alkooltestit rezultoi se drejtuesi i automjetit shtetasi Z.G, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.13 mg/l.  Policia Rrugore i ka pezulluar Lejen e Drejtimit për 18 muaj, i ka zbritur 8 pikë nga leja e drejtimit si dhe e ka ndëshkuar me masë administrative 32.000 lekë të rinj. Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se në të gjitha akset rrugore ka fluks shumë të lartë të mjeteve, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të qëndrojnë në radhë ku lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

 

Pas

Sa të pasur janë talebanët? Cilat janë 6 burimet nga ku marrin miliona dollarë

Para

“Do të fusim afganë”! Panikosen studentët në QS: Do na nxjerrin nga konviktet, nuk dimë si do t’ja bëjmë

Para
“Do të fusim afganë”! Panikosen studentët në QS: Do na nxjerrin nga konviktet, nuk dimë si do t’ja bëjmë

"Do të fusim afganë”! Panikosen studentët në QS: Do na nxjerrin nga konviktet, nuk dimë si do t’ja bëjmë

Të Gjitha

Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë

Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë

nga Fast News
22:36 | 17/07/2025
0

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

nga Fast News
11:00 | 17/07/2025
0

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

nga Fast News
10:00 | 17/07/2025
0

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë, qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë, qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar

nga Fast News
09:30 | 17/07/2025
0

Recent News

Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë

Humbisni kilogramët e tepërt me një zakon fare të lehtë

22:36 | 17/07/2025
Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

11:00 | 17/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar