Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e mbrëmshme e Taulant Beqiri në Ksamil.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i riu u plagos në një dhomë hoteli nga shoku i tij, Edison Vyzaj.
Të dy ata bashkë me një person tjetër me banim në Itali ndodheshin në dhomën e një hoteli mbrëmjen e djeshme ku në rrethana të paqarta ka mbetur i plagosur me armë Beqiri.
Policia ka sekuestruar dhe një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike.
Njoftimi policisë
Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-Edison Vyzaj, 28 vjeç, banues në Shkodër, per veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-Tauland Beqiri, 27 vjeç, banues në Këlcyrë, Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe ”Moskallëzimi i krimit”;
-Makaëitage Perera, 24 vjeç, banues në Itali, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në një dhomë hoteli në Ksamil, shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur me armë zjarri shokun e tij, shtetasin Tauland Beqiri, ndërsa shtetasi Makaëitage Perera ka fshehur armën e zjarrit pistoletë të përdorur në këtë ngjarje. Gjithashtu, shtetasi i plagosur Tauland Beqiri, pasi është dërguar në spital, ka refuzuar të japë gjeneralitetet dhe të tregojë rrethanat e ngjarjes.
Nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, me një karikator me 3 fishekë dhe nje sasi lënde narkotike cannabis sattiva, e cila është gjetur gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronin këta shtetas.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.