Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Donte të shpërqëndronte gardianët/ Pjesë e planit të arratisjes nga “313”, kush është i dënuari që preu damarët

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Donte të shpërqëndronte gardianët/ Pjesë e planit të arratisjes nga “313”, kush është i dënuari që preu damarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhen detaje të tjera nga plani i dështuar i arratisjes nga burgu “313” i Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit.

Mësohet se i burgosuri i tretë që i ndihmoi ata për tu arratisur është Lulzim Çepele, i dënuar për “Shfrytëzim prostitucioni”.

Çepele mësohet se preu damarët e dorës për të shpërqendruar gardianët.

HETIMI

Shërbimi i Çështjes së Brendshme të Burgjeve, menjëherë pas ngjarjes së rëndë që duket se në një farë mënyrë cenoi sigurinë e Burgut të Sigurisë së Lartë, ka nisur hetimet për të mësuar nëse dy të dënuarit kanë bashkëpunuar me ndonjë punonjës të administratës së burgut. Megjithatë deri tani është mësuar vetëm për një bashkëpunëtor, që nuk i përket administratës, por është edhe ai i dënuar. Por, hetimet do të vazhdojnë me imtësi, për të mësuar më shumë detaje rreth ngjarjes, bashkëpunëtorëve dhe planit të dy të dënuarve.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

TENTATIVA E ARRATISJES

Tentativa e arratisjes nga burgun i sigurisë së lartë “313”, në Tiranë, ndodhi dje në mes të ditës. Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, njëri i dënuar për drogë e tjetri për grabitje, kanë shfrytëzuar orarin e ajrimit për të organizuar këtë tentativë, duke përdorur çarçafë si litarë të improvizuar.

Burime nga Drejtoria e Burgjeve thanë dhe se qëllimi i tyre ka qenë mbërritja në zonën që përdoret si hyrje nga ana e punonjësve të administratës së burgut.

Gjithsesi ata janë kapur në flagrancë nga autoritetet e vuajtje së dënimit dhe ndaj tyre do të konsiderohet masa të mëtejshme ndëshkimore. Megjithatë, gjatë kohës që po i ndalonin, dy të dënuarit nuk janë bindur lehtë, duke goditur një punonjës të sigurisë, i cili është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme.

Ndërsa mësohet se për planin e tyre të arratisjes, ata janë ndihmuar nga një i dënuar tjetër, i cili për të tërhequr vëmendjen e gardianëve ka tentuar të presë damarët.

Dy të dënuarit janë marrë në pyetje për të mësuar më shumë për veprimet e tyre, apo nëse kanë pasur ndonjë bashkëpunëtor nga administrata e burgut.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dhënë detaje rreth tentativës për arratisje të Arbër Çekajt, i dënuar për kokainë dhe Fatmir Pjetrit, pjesë e bandës së grabitësve që u ekstradua nga Gjermania. Ata kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe para përpjekjes për tu larguar me çarçafë, kanë përdorur një të paraburgosur tjetër, i cili ka tentuar të presë damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor. Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 15:15, Çekaj dhe Pjetri kanë tentuar që të kryejnë arratisjen gjatë orarit të ajrimit, por janë pikasur nga punonjësit e policisë së burgut 313, të cilët kanë marrë masat e duhura të menjëhershme për kapjen dhe neutralizimin e tyre. Gjatë tentativës për t’ia mbathur, ata kanë goditur dhe një prej policëve të burgut “313”, i cili është dërguar për marrjen e ndihmës shëndetësore.

Pas

Dy vite më e madhe se Berisha/ Zbulohet emri i deputetes që do të drejtojë seancën e parë të Kuvendit në shtator

Para

Historia e errët e Kullës së Londrës

Para
Historia e errët e Kullës së Londrës

Historia e errët e Kullës së Londrës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora