• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dha para që mos ti bëhej testi i alkoolit, shihni se si arrestohet i riu që lëvizte i pirë me makinë luksoze

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Dha para që mos ti bëhej testi i alkoolit, shihni se si arrestohet i riu që lëvizte i pirë me makinë luksoze
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në bilancin e fundjavës që ka bërë Policia Rrugore, janë arrestuar në flagrancë 42 drejtues mjetesh e motomjetesh, 18 për drejtim mjeti pa leje dhe 24 pasi u kapën në gjendje të dehur.

Gjithsej janë goditur dhe 4 raste të korrupsionit aktiv, ku shoferët u kanë ofruar para efektivëve.

Policia Rrugore bën me dije se në çdo aks rrugor nacional dhe qendra urbane në  24/7 ka radarë, patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike

Më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, nisur edhe nga fluksi i madh i automjeteve jo vetëm përgjatë fundjavës, por edhe në ditët e zakonshme, Policia Rrugore ka rritur masat duke monitoruar  me radarë, dronë, dragera, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara e patrulla të lëvizshme 24/7, të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane, si dhe akset kryesore rurale.

Si rezultat i masave të shtuara përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 42 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 18 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 24 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Janë pezulluar 219 leje drejtimi, nga të cilat 123 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në dyfishin e normës së lejuar), 65 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 31 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjatë kontrolleve parandaluese, krahas sanksioneve administrative të vendosurave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, Policia Rrugore, përgjatë fundjavës ka goditur 4 raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, konkretisht: 2 raste janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës dhe 2 nga Njësia për Sigurinë e Autostradës Milot-Morinë.

Shtetasi H. Sh., 30 vjeç, duke drejtuar tip “Porche”, në rrugën “Ded Gjo Luli”, iu ka ofruar para punonjësve të Policisë Rrugore, për shmangien e bërjes së testit të alkoolit;

Shtetasi Z. F., 54 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në rrugën “Jordan Misja”, iu ka ofruar para punonjësve të Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative, pasi nuk kishte vendosur rripin e sigurimit;

  1. P., 39 vjeç, banues në Mitroc, Kosovë, i cili është konstatuar nga shërbimet e Policisë të Njësinë së Autostradës Milot-Morinë, duke kryer manovra të gabuara me një mjet kamion tip “Scania”, në rrugën Milot-Morinë, iu ka ofruar para shërbimeve të Policisë, për të shmangur masën administrative;

Në segmentin rrugor Skurraj – Milot është konstatuar drejtuesi i një mjeti autobus, i cili po qarkullonte pa rrip sigurimi. Pas ndalimit, drejtuesi i autobusit, shtetasi R. S. iu ka ofruar para shërbimeve të Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative.

Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, përgjatë fundjavës janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 4795 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve: Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep.

Në çdo aks rrugor nacional dhe qendra urbane në  24/7 ka radarë, patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Pas

“Shqipëria është në gjendje katastrofike” Sazan Guri ngre alarmin për ndryshimet e motit

Para

Nesër Tirana pa drita, OSHEE publikon zonat dhe oraret

Para
Nesër Tirana pa drita, OSHEE publikon zonat dhe oraret

Nesër Tirana pa drita, OSHEE publikon zonat dhe oraret

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

nga Fast News
11:37 | 17/01/2026
0

Tatimet nisin kontrollet në terren për pagat tek ndërtim

Tatimet nisin kontrollet në terren për pagat tek ndërtim

nga Fast News
11:17 | 17/01/2026
0

Energjia nga lumi, tek dielli dhe era

Energjia nga lumi, tek dielli dhe era

nga Fast News
18:22 | 16/01/2026
0

Qeveria pranon problemin me sigurinë ushqimore, i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet e anëtarësimit

Qeveria pranon problemin me sigurinë ushqimore, i kërkon BE zgjatje afatesh për kushtet e anëtarësimit

nga Fast News
18:14 | 16/01/2026
0

Recent News

11:37 | 17/01/2026
Tatimet nisin kontrollet në terren për pagat tek ndërtim

Tatimet nisin kontrollet në terren për pagat tek ndërtim

11:17 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar