Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Delta ka ndryshuar epidemiologjinë e virusit”, Sulçebe: Problem fëmijët mbi 12 vjeç

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Delta ka ndryshuar epidemiologjinë e virusit”, Sulçebe: Problem fëmijët mbi 12 vjeç
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Imunologu i njohur Genc Sulçebe në një analizë të asaj çfarë po ndodh me COVID-19, konkretisht variantin Delta, shkruan se një i infektuar me Delta e transmeton virusin në 5 persona, ndërkohë që më parë ishte në 3.

Sulçebe kërkon të vaksinohen dhe fëmijët mbi 12 vjeç, pasi Delta përhapet si varicela.

POSTIMI I PLOTË

Përhapja e shprehur e variantit Delta të virusit SARS-CoV-2 e ka ndryshuar epidemiologjinë e Covid-19. Ndërsa koeficienti i riprodhueshmërisë së infeksionit në variantet e mëparshme ishte rreth 3, pra një i infektuar e transmetonte virusin në rreth 3 të tjerë, me variantin Delta ky tregues duket se lëkundet nga 5 në 9, pra ky variant është mjaft më ngjitës.

Për rrjedhojë dhe përqindja e pragut të imunitetit të tufës nga rreth 65% që ishte me variantet e mëparshëm, llogaritet të jetë tani mbi 85%. Nga ana tjetër, duke qenë me infeksioz, ky virus po prek me shpejtësi jo vetëm personat e pavaksinuar, por dhe një pjese të atyre të vaksinuar, por që nuk kanë fituar mbrojtje të plotë imunitare nga vaksina dhe që përbëjnë të paktën 10% të personave të vaksinuar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Ky fenomen po vihet re në mënyrë tipike në Izrael ku 78% e popullatës mbi moshën 12 vjeç është e vaksinuar me të dy dozat e vaksinës Pfizer. Megjithatë, numri i rasteve të reja është rritur në 650 për 1 milion banorë në ditë. Gjysma këtyre rasteve të reja janë në persona plotësisht të vaksinuar. Kjo ka bërë që Izraeli të fillojë bërjen e dozës së tretë përforcuese të vaksinës Pfizer në të gjitha moshat mbi 50 vjeç.

Një gjendje e ngjashme duket se po ndodh dhe në SHBA ku rritja e rasteve të reja nga varianti Delta ka bërë që CDC (Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve) e këtij vendi të rekomandojë dozën e tretë përforcuese në të gjithë individët që kanë kaluar 8 muaj nga bërja e dozës së dytë të vaksinës.

Kjo situatë bën të nevojshme urgjencën e imunizimit të plotë dhe të shpejtë të gjithë personave të të gjitha moshave që nuk e kanë bërë akoma vaksinën për arsye të ndryshme. Nga ana tjetër del e nevojshme që të gjithë individët mbi moshën 50 vjeç dhe që kanë mbi 8 muaj që kanë bërë dozën e dytë të vaksinës të bëjnë një dozë të tretë përforcuese e cila mund të jetë dhe e ndryshme nga lloji i vaksinës së bërë me dy dozat e para. Psh. ata që kanë bërë vaksinën Astrazeneca ose Coronavac mund të bëjnë dozën e tretë përforcuese me vaksinën Pfizer.

Një problem i veçantë paraqitet me fëmijët mbi 12 vjeç që do të frekuentojnë së shpejti mësimin në klasë. Ngjitshmëria e variantit Delta është e ngjashme me virusin e varicelës, pra ajo është të paktën 3 deri 4 herë më ngjitëse se virusi i gripit. Kjo rrit rrezikun e shpërndarjes së shpejtë të infeksionit nga Covid-19 në fëmijët që do të frekuentojnë klasat. Për rrjedhojë duhet të mendohet fillimi i imunizimit të fëmijëve mbi moshën 12 vjeç me të paktën 1 dozë vaksine në ata fëmijë që nuk kanë kaluar infeksionin.

Pas

Përkthyesi komandove shqiptare: Më ndihmoni, s’meritoj të vritem nga Talebanët

Para

Nuk janë 3 mijë? Biznesmeni afgan jep shifrën e madhe: Ja sa emigrantë do presë Shqipëria

Para
Nuk janë 3 mijë? Biznesmeni afgan jep shifrën e madhe: Ja sa emigrantë do presë Shqipëria

Nuk janë 3 mijë? Biznesmeni afgan jep shifrën e madhe: Ja sa emigrantë do presë Shqipëria

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora