• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Apartamente, lokale dhe miliona lekë/ SPAK sekuestron pasuritë e dy shqiptarëve të arrestuar në Spanjë (EMRAT)

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Apartamente, lokale dhe miliona lekë/ SPAK sekuestron pasuritë e dy shqiptarëve të arrestuar në Spanjë (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ditën e sotme SPAK ka vendosur të sekuestrojë pasuritë e dy shtetasve shqiptarë të arrestuar në Spanjë për trafik kokaine.

Bëhet fjalë për Arjan Ndocin alias (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka (të arrestuar në flagrancë në Spanjë duke trafikuar 788 kg lëndë narkotike të llojit “kokainë’’, si dhe i janë sekuestruar 1.250.000 euro cash nga autoritetet spanjolle të drejtësisë).

SPAK njofton se ka sekuestruar 8 apartamente, 2 njësi shërbimi (lokale), 4 garazhe, 3 automjete, si dhe llogaritë bankare me shumat 4. 645.700 lekë dhe . 435 euro, që iu përkisnin këtyre dy shtetasve.

NJOFTIMI I SPAK:

“Mbi dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.72 të vitit 2019”

Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë është rregjistruar proçedimi penal nr.72/2019, ardhur për kompetencë nga ish – Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,
Gjatë hetimit të këtij procedimi penal është provuar se shtetasit Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka (të arrestuar në flagrancë në Spanjë duke trafikuar 788 kg lëndë narkotike të llojit “kokainë’’, si dhe i janë sekuestruar 1.250.000 euro cash nga autoritetet spanjolle të drejtësisë) kanë kryer aktivitet kriminal të trafikimit të narkotikëve, nga i cili janë gjeneruar shuma të mëdha të ardhurash. Këto shtetas me anë të personave të tjerë dhe veprimeve fiktive kanë fshehur dhe mbuluar origjinën e paligjshme të pasurive duke investuar në sektorë ekonomik, duke krijuar shoqëri apo blerë dhe shitur pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme.
Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.72/2019 dhe veprës penale të pastrimit të parave, janë sekuestruar në Shqipëri, si produkt i veprës penale, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë :
Pasuri të paluajtshme të ndodhura në Tiranë:

  • 8 apartamente, me sipërfaqe totale 905 m2;
    • 2 njësi shërbimi (lokale), me sipërfaqe totale 280 m2;
    • 4 garazhe, me sipërfaqe totale 60 m2;
    Pasuri të luajtshme:
    • 3 automjete;
    • 4. 645.700 lek në llogari bankare;
    • 7. 435 euro në llogari bankare.

Në përfundim të hetimit shtetasit Arjan Ndoci alias Ardian (Ardjan) Noka alias Dritan Gradica dhe Julian Deblini (Bedlini) alias Julian Gjoka janë akuzuar për kryerjen e veprave penale “Fallsifikimi i dokumentave”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”,“Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 186, 283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal dhe dosja është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Pas

Çfarë po ndodh në Infektiv? Varianti ‘Delta’ rrit shtrimet, 3 pacientë të intubuar

Para

Pse nuk ju zë gjumi dhe pse zgjoheni natën- Si të flini të qetë

Para
Pse nuk ju zë gjumi dhe pse zgjoheni natën- Si të flini të qetë

Pse nuk ju zë gjumi dhe pse zgjoheni natën- Si të flini të qetë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar